“Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”, nga Bardhyl Ukcamaj

“Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”, nga Bardhyl Ukcamaj

1401
0

Shtëpia botuese “Princi” dhe “Albanian Tourism Magazine” organizuan në Tiranë promovimin e librit “Shqiptarët në qytetërimin Perëndimor” me autor Bardhyl Ukcamaj. A është perëndimi atdheu shpirtëror i shqiptarëve? Publicisti dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Bardhyl Ukcamaj rreket ti përgjigjet kësaj pyetje në librin e tij “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”. Midis kulturës shqiptare dhe asaj perëndimore evropiane, Ukcama konstaton ngjashmëri, për t`i shpjeguar si urë lidhëse ai përdor kristianizmin. Libri është një përpjekje disavjeçare për të kuptuar rolin që kjo fe ka në kulturën tonë kombëtare dhe vendin që zë në kulturën perëndimore. Autori thotë se në libër gjenden dokumentacione autentike.  “Të gjithë shqiptarët e kanë ruajtur në thelb identitetin e tyre perëndimor dhe sot shqiptarët janë ndër popujt më perëndimor në Evropën Lindore”-shprehet Ukcamaj.  Librin “Shqiptarët në qytetërimin Perëndimor” autori Bardhyl Ukcamaj ia dedikon një prej personaliteteve më në zë shqiptare, At Zef Pëllumbit. “Ky botim I dedikohet njërit prej personaliteteve shqiptarë më të shquar të gjysmës së dytë të shekullit XX, francceskanit të dijshëm e atdhetar, I cili “Rrno për me tregue”, e mbeti I pavdekshëm në memorien koektivce të kombit të vet, mikut tim të dashur për një dekadë, atë Zef Pllumit”-shkruan autori I libit Ukcamaj. Thelbi i librit të Zotit Ukcamaj ështe se shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor – duke mos mohuar njëkohsisht as influencat tjera – sidomos ato lindore.  Zoti Ukcamaj ve në dukje kontributin e jashtzakonshëm që kanë dhenë edhe vellëzerit tanë të feve të tjera, në kulturën dhe drejtimin pro-perëndimor të shqiptarëve.  S’ka asnjë dyshim se myslimanët shqiptarë janë po aq perëndimorë sa janë dhe të krishterët katolikë. Toleranca fetare midis shqiptarëve ështe meritë e të gjithëve, por në fund të fundit, shumica e popullsisë shqiptare eshtë e fesë myslimane, e për të gëzuar marrëdheniet e mira ndër-fetare që gëzojnë shqiptarët, ateherë më duket mua se shumica është tolerante ndaj pakicës dhe për këtë meriton kredi.   Ndjenjat pro-përendimore të shqiptarëve i kanë njohur dhe janë përpjekur t’i mbrojnë edhe përendimorët, sidomos amerikanët. Siç ka shkruar edhe I ndjeri Imzot Rrok Mirdita në parathënien e librit të Zotit Ukcamaj, “Vetë Perëndimi ka kaluar nepërmjet një purifikimi të historise së vet, e sidomos ç’prej Luftës së Dytë Botërore e ka mbështetur përparimin për të zbuluar të vërteten edhe kur ajo ka qenë e hidhur.”  Ukcamaj ia kushton librin Françeskanit, At Zef Pllumit, i cili sipas autorit, “Ishte një legjendë sfiduese përball një klike terroriste që u mundua të zevendësonte Zotin me diktatorin e vdekshëm, ndërsa dashurinë me urrejtjen, pikërisht në zemrën gjeografike të Evropës së vjetër.”   Për hir të së vërtetes dhe të ndërgjegjes kombëtare, eshtë detyrë e të gjithëve që këta klerikë të këthehen në vendin që u takon në historinë e Shqipërisë, për veprat e tyre po se po, por edhe për sakrificat dhe vuajtjet — të cilave u janë nënshtruar në emër dhe në mbrojtje – jo vetem të fesë së tyre – por edhe në mbështetje të vlerave dhe të traditave tona të përbashkëta e shumë të çmueshme.  Siç ve në dukje edhe Zoti Ukcamaj, në të shumtën e rasteve, ata dhanë edhe jetën në mbrojtje të këtyre vlerave, nën kthetrrat e diktaturës komuniste. Klerikët, për të cilët flet Zoti Ukcamaj, zanë një vend të pazëvendsueshëm në kulturën tonë pro-perëndimore dhe në shqiptarizëm.  Të mohohet vepra e tyre do të thotë të mohosh, në të njejtën kohë, ekzistencën, historinë dhe identitetin e kombit shqiptar. Autori, hedhë dritë mbi rolin e klerikëve katolikë në venjën e bazës dhe të konsolidimit të gjuhës shqipe, traditës dhe me në fund edhe të trashëgimisë perëndimore të shqiptarëve.  “Shqiptarët në Qytetërimin Perendimor” jep njoftime e fakte të reja e të rëndësishme për protagonistet kryesorë, d.m.th, jo vetëm për krijuesit por, në te njëjtën kohë, edhe për ruajtësit e kesajë trashëgimie në radhët e shqiptarëve në trojet e veta. Me këte libër, Zoti Ukcamaj hedhë dritë mbi një histori të rëndësishme të rolit të Kishës Katolike në Shqipëri.  Në mënyrë të denjë ai paraqet një listë të kontributit të atyre që unë do t’i quaja të harruar — por ata, ndonëse të harruar, edhe të vdekur, flasin. Megjithë se nga veprat e tyre dhe për arsye të vuajtjeve dhe mënyrës se si u vranë nga komunistët, ata gjithnjë ndriçojnë si yjë, ndërsa toka gjithnjë vajton për ta.

Bardhyl Ukcamaj është i njohur si publicist dhe aktivist i të drejtave të njeriut, dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracisë” për kontributin e tij në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.  Z. Ukcamaj ka kryer studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, si dhe Master i Shkencave në Bridgeport University, në shtetin Connecticut, SHBA. Ai gjithashtu ka studiuar në Cornell University, Neë York, SHBA. Njoftohet nga organizuesit e promovimit se libri i Z. Ukcamaj, “Shqiptarët në Qytetërimin Perëndimor”, botuar nga Shtëpia Botuese “Princi”, është gjithashtu në proces botimi edhe në gjuhën anglisht.  Në promovimin e moderuar nga Myftar Gjana, MS., botues i librit, Shtëpia Botuese “Princi” dhe Aferdita Elezi, botuese e “Albanian Tourism Magazine”, kishin përgatitur referate dhe diksutuan Prof. Dr. Sami Repishti, Prof. Dr. Aleksander Meksi dhe Prof. Dr. Mark Marku.