Pazari i Ri në Tiranë shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën...

Pazari i Ri në Tiranë shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Verës më 14 Mars

57
0

Për të festuar ardhjen e ditës së verës, Pazari i Ri në Tiranë do të mikpresë një sërë aktivitetesh festive gjatë gjithë ditës së enjte, më 14 mars.

Nisur nga ora 11:00, karnavalet e Shkodrës do të zbresin në kryeqytet duke performuar stilin e tyre unik, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme deri në orën 13:00.

Për të rinjtë dhe të rejat, do të ketë një përvojë të veçantë, duke u dhënë mundësinë për të shprehur imagjinatën e tyre nëpërmjet pikturimit dhe më pas për të mbyllur ditën me një ceremoni të veçantë të zjarrit në ora 21:00, ku do të performojë Elton Deda dhe banda e tij muzikore.

 

Gjatë gjithë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të përjetojnë piktura në fytyrë, muzikë në sfond dhe lojëra të ndryshme për fëmijët.