Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën...

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare.

73
0

Ai është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në kohë prej dyzet e ca vitesh në të gjitha Festivalet e RTSH-së dhe në audicionet e tjera muzikore për të rritur e fëmijë, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik.
Emri i tij është një emër i mirënjohur e i nderuar, që iu thotë aq shumë adhuruesve të këngës, në të gjitha moshat dhe nivelet e shoqërisë shqiptare.
Kuvendi mbajti 1 minutë heshtje në nderim të ‘Mjeshtrit të Madh’.
Papingji në karrierën e tij të gjatë si tekstshkrues, numëron mbi 4000 poezi të mirëfillta, përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë.Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare. Tekst shkruesi i mijëra këngëve të dashura për shqiptarët në Festivalin e Këngës largohet pas një gjendje të rënduar shëndetësore ku prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit duke lënë pas pasuri të vyera për vendin.Ndër këngët e shkruara nga Papingji veçohen “Kur jemi bashkë të dy”e vitit 1980 kënduar nga Luan Zhegu, “Askush s’do ta besojë” dhe “Fat dhe jetë” kënduar nga Anita Bitri, “Kur e humba një dashuri” këngë fituese e kënduar nga Manjola Nallbani, “Rri me mua” kënduar nga Mira Konçi, “I thuaj jo” kënduar nga Ardit Gjebrea), “E doni dashurinë” kënduar nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo), “S’jam tribu” këngë fituese kënduar Aurela Gaçe dhe shumë këngë të tjera.
Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës.
Papingji u lind në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942. Ai ka shkruar tekste këngësh që në moshë të re duke bashkëpunuar me kompozitorë të njohur dhe duke lënë shenjë në shoqërinë shqiptare.
Papingji ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.U prehsh në paqe miku ynë.

Gazetar Alfred Meminaj

 

Shperndaje