“M’u si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…”, ish-mësuesi...

“M’u si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…”, ish-mësuesi që i bënë atentat flet nga Turqia: Pse dyshoj tek ajo, ja ç’më ka thënë në sy

575
0

 

Mbrëmjen e 30 gushtit, Eljus Thartorit iu bë atentat nga ballkoni i banesës. 36-vjeçari ka marrë plagë në trup dhe për shkak të komplikacioneve, ndodhet për kurim në Turqi. Pikërisht nga ky vend, ish-mësuesi i Edukimit Fizik në shkollën “Teli Ndini” në Vlorë, lëshon akuza për drejtoreshën e kësaj shkolle dhe bashkëshortin e saj, që është punonjës i Policisë së Shtetit.

 

Thartori shprehet se emrin e Magdalena dhe Ilir Ymerit e ka dhënë edhe në dëshminë para hetuesve si të dyshuarit kryesor nga ana e tij për atentatin. I riu thekson se drejtoresha i është betuar se do të hakmerrej ndaj tij dhe për këtë arsye dyshon se mund të ketë paguar për ta eliminuar fizikisht. Konflikti i Magdalena Ymerit dhe Eljus Thartorit ka nisur që prej vitit 2017, kur u denoncua rasti i emërimit të 36-vjeçarit si mësues i Edukimit Fizik pa arsimin përkatës dhe duke rezultuar i dënuar për vrasje. Pas publikimit të rastit, erdhi dhe largimi i tij nga puna.

 

thartori-interviste-770x433

 

“Më kanë ardhur të më pyesin ditën e ngjarjes, ku dyshon. U kam thënë që dyshimet e mia janë te Magdalena Imeri dhe burri i saj, Ilir Imeri. Është i vetmi njëri që është betuar dhe ma ka thënë në sy: do të hakmerrem ndaj teje, nuk të lë, do më njohësh se kush jam. Më bëri dhe denoncim të rremë në Prokurorinë e Vlorës duke thënë se Eljusi do të më vrasë fëmijët. Gjashtë muaj unë e di çfarë kam hequr dhe më pas çështja u pushua se nuk kishte asnjë provë. Unë nuk po e akuzoj, por i kam thënë Policisë që dyshoj vetëm tek ata të dy, se ilir Ymerin e njeh e gjithë Vlora se kush është. Mendoj se ata mund të kenë paguar për të më vrarë. Mendoj dhe dyshoj pa akuzuar, Policia le ta zbardhë. Pse nuk i ka marrë në pyetje. Mua më kanë marrë 6 muaj rresht për një denoncim të rremë, Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, kësaj zonje bukuroshe që më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit. Pyesni çfarë kam bërë për atë shkollë, nuk kam çuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk kam marrë një herë lekë në atë shkollë, unë u gjykova dhe pavarësisht faktit, u tërhoqa. Po, kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrava atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë, unë i them vetëm kaq: Të lumtë dora”, shprehet i riu nga Vlora. Sipas tij, Policia nuk po bën sa duhet për të zbardhur autorët dhe ngjarjen, pasi vetëm nga verifikimi i kamerave të sigurisë mund të ishin identifikuar.

 

 

 

“Policia e di shumë mirë me çfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, se me snajper, se me pushkë me dylbi, se me kallashnikov, këtë e zbulon Policia. Nuk jam qëlluar as me tritol dhe as me pistoletë, siç thonë ata. Kam një plagë në trup, që e vërtetuan dhe kirurgët. Po luftoj me jetën, nuk jam jashtë rrezikut, siç thuhet. Jam dërguar nga Vlora në Tiranë dhe tani kam përfunduar në Turqi. Ndodhi gjithë ajo ngjarje dhe nuk u gjet makina. Rruga është e mbushur me kamera, që nga shtëpia ime e deri te ‘Bishti i Kalldrëmit’. Si ka mundësi që autorët nuk janë gjetur nga Policia? Sepse janë të lidhur dhe Policia i mbron ata, se nuk ka mundësi që të qëllohesh me snajper në mes të ditës. Pse nuk i gjeti autorët Policia, sepse ajo i mbron ata, jam qëlluar me snajper në sy të foshnjës, me foshnjën në krahë, e lëshova 30 sekonda para se të qëllohesha”, shprehet Eljus Thartori në një intervistë të dhënë për televizionin “News 24”.

 

Pak pas ngjarjes, hetuesit ngritën disa pista ku një prej të cilave ishte dhe dyshimi për përfshirjen e 36-vjeçarit në trafik droge jashtë vendit. Lidhur me këtë, 36-vjeçari thotë se nuk ka qenë asnjëherë në kërkim nga Policia. Thartori tregon se ai lëviz i lirshëm në të gjithë Evropën dhe nuk ka asnjë problem me ligjin.

 

“Po kam qenë jashtë shtetit, nuk kam asnjë kërkim, kam qenë 7 muaj herën e fundit në Angli, 7 muaj kam punuar në lavazho, nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer, kisha 20 ditë, pastaj shkova në Haxh dhe u ktheva prej 20 ditësh dhe shkoja në plazh. Çdo ditë mund të më vrisnin me gurë dore, nuk kishin nevojë që të qëllonin me snajper, sikur të isha Toto Rina. Këta njerëz që qëllojnë në mes të Vlorës, nga e gjejnë këtë kurajë dhe ikin serbes-serbes? Sepse janë të mbrojtur nga shteti.

 

Largimi nga detyra si mësues pas zbulimit të dënimit për vrasje

 

Në shkurt të vitit 2017, emisioni “Fiks-Fare” denoncoi rastin e emërimit të Eljus Thartorit si mësues i Edukimit Fizik në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini”. Thartori ka qenë i dënuar për vrasje të kryer në vitin 2007 në qytetin e Durrësit, ku ka vrarë me thikë njerkun e tij. Për këtë krim, ai është dënuar me 10 vite burg dhe ka rifituar lirinë pasi ka kryer ¾ e këtij dënimi. Pas daljes nga burgu, 36-vjeçari arriti që të punësohej si mësues i Edukimit Fizik në shkollën 9-vjeçare në Vlorë, pasi Drejtoria Arsimore në Vlorë nuk kishte kryer verifikimin e dokumentacionit. Ndërkohë, gjatë investigimit të “Fiks-Fare”, Thartori u filmua duke luajtur me letra me nxënësit e shkollës në klasë. 36- vjeçari përdor gjuhë fyese ndaj drejtoreshës, madje inkurajon dhe nxënësit që të bëjnë një gjë të tillë, gjithashtu.

 

Pjesë e përgjimit: Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9-të, gjatë orës së Fizkulturës: ora 08:30

 

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri

Drejtoresha e shkollës, Magdalena Imeri

 

 

Drejtoresha: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohet vërtet dhe e di për çfarë shqetësohet? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindin? Edukata

 

Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo, jo, do ta bëj vetë, do t’ju ndjek non stop. Drejtoresha largohet……

 

Nxënësi: T’i q… robt, debiles, ta vrasim fare.

 

Vjen mësuesi i Fizkulturës, Eljus Thartori

 

Mësuesi: Hajde vemi këtu (ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës). Ç’a tha drejtoresha?

 

Nxënësi: Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bënte muhabetin ne.

 

Mësuesi: Dale, dale, se informohem unë, se kemi punë tani (fillojnë të lozin bixhoz).

 

Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh një çik?

 

Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, radhën e ka Ergi.

 

Nxënësi: 3-sh.

 

Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy-sh. Kur bën dhe kjo drejtoresha si p.. rënd, m’u si palloi.

 

Nxënësi: PAS

 

Nxënësi 2: PAS

 

Mësuesi: Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma …

 

Mësuesi: Hë drejtoreshë të q… robt. M’u si palloi. Ta ngre drejtoreshën ta marr, ta bëj ta…

 

Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS

 

Nxënësi: PAS

 

Mësuesi: Hidhe dy-shin aty.

 

Nxënësi: Dhjetë.

 

Nxënësi 2: As. Gjashtë.

 

Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe radhën?

 

Nxënësi 2: Po unë.

 

Nxënësi: As.

 

Nxënësi: PAS.

 

Mësuesi: PAS.

 

Nxënësi: Dy fanta.