Ndahet nga jeta Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit

Ndahet nga jeta këtë mëngjes në mënyrë të papritur Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet. Teqeja e ringritur mbi rrënojat e tempullit të dikurshëm është një nga teqetë më të vizituara nga besimtarët në jug të vendit. I cilësuar si njeriu që ringriti nga rrënimi shtëpinë e Zotit, Baba Hekurani e ktheu këtë vend malor në një vend të shenjtë të njohur në gjithë qarkun e Gjirokastrës e me gjerë. Me vite të tëra në shërbim të fesë, ai gëzonte respektin e të gjithë banorëve të Përmetit dhe më gjerë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *