Del dëshmia e polices që udhëtoi me Habilajt: Kishte një marrëdhënie speciale...

Del dëshmia e polices që udhëtoi me Habilajt: Kishte një marrëdhënie speciale me …

322
0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është njohur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me pretencën e Prokurorisë, e cila ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për të, dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Nga Gjykata e Krimeve të Rënda, gazetarja Klodiana Lala zbardhi për “BalkanWeb” detaje të reja nga gjyqi ndaj Tahirit, duke thënë se ky i fundit nuk ka pranuar se ka lidhje me Habilajt, por ka pranuar se iu ka shitur makinën. Nga ana tjetër, gazetarja Lala deklaroi se është zbardhur edhe dëshmia e një oficereje policie, me inicialet B. A., e cila ka pranuar se ka udhëtuar të paktën 10 herë me Habilajt drejt Italisë, dhe që ka thënë se ka një marrëdhënie speciale mes tyre dhe ish-ministrit Tahiri.

 

“Rezulton se Tahiri ka gënjyer, pasi ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, por ka pranuar se iu ka shitur makinën. Janë edhe disa detaje të tjera. Është dëshmia e një oficereje policie, me inicialet B.A., e cila ka udhëtuar të paktën 10 herë me Moisi Habilajn drejt Italisë. ajo thotë se flitet për një marrëdhënie speciale mes ish-ministrit dhe Moisi Habilajt.

 

Ajo thotë se shtetasi Moisi Habilaj e ka informuar atë se kishte mbështetje të fortë në kryeqytet, dhe se sa herë i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej dhe krijonte problematika. Këto janë argumentet kyçe të Prokurorisë, por pasi shpalli pretencën pati një debat të fortë mes palëve. Kryesuesi i seancës, gjyqtari Ardit Mustafai, i kërkoi Prokurorisë të specifikonte se cilat janë episodet e trafikut, ku rezulton të jetë i përfshirë ish-ministri i Brendshëm.

 

Prokuroria tha se bëhej fjalë për katër episode 2013, 2014 dhe 2015, dy prej të cilave janë më 2014.

 

Në momentin kur është sekuestruar droga në Babicë, Prokuroria kishte kërkuar leje nga Kuvendi për arrestimin e Tahirit, por ky i fundit ishte duke luftuar që të mos shkonte prapa hekurave, ndaj dhe kërkoi sqarime nga Prokuroria. Pati një debat të ashpër në atë kohë. Ishte vetë Tahiri, si asnjëherë më parë, që u ngrit në këmbë, duke sjellë një tabelë me data të konfirmuar saktë, për të bërë mbrojtjen e tij”, tha gazetarja Lala./BW