Nëna Kristy Ardo, nga Arizona, me fotografitë e veta të përditshme, videot dhe këshillat është bërë inspirim dhe motivim për shumë femra – se si, krahas obligimeve të shumta rreth shtëpisë dhe familjes, arrin të bëjë diçka edhe për veten, ndërkaq me atë rast të mos lërë anash fëmijët.
E re dhe e aftë, Kristy po rrit dy fëmijë, mirëpo në bazë të dukjes së saj, rrallëkush do të mendonte që ka lindur dy herë, transmeton Telegrafi.
Ajo nga dita në ditë duket gjithnjë e më mirë. Kur e lindi beben e parë, kishe dilemën se si të harmonizonte trajnimet dhe obligimet e përditshme shtëpiake.