![auto_d1-41475409621](http://publialb.com/wp-content/uploads/2016/10/auto_d1-41475409621.jpg)
Kjo nënë ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi ka bërë 14 vajza që në moshën 29-vjeçare.
Por nuk është vetëm ky shkaku.
Augustina Higuera thotë se nuk do të heqë dorë deri sa të bëjë një djalë.
Ajo dhe burri i saj Jose, 30 vjeç, prej vitesh përpiqen të sjellin në jetë një djalë, por Zoti u ka dhënë vetëm vajza.
“Të dy dëshirojmë me çdo kusht një djalë, ndaj do ta provojmë deri sa të bëjmë një”, thotë 29-vjeçarja,
Ajo shton se është e bekuar që ka kaq shumë vajza, por “nuk di çfarë do të bëjë nëse nuk bën një djalë”.
Shtetasja amerikane që jeton në Teksas thotë se ngeli shtatzënë që herën e parë që bëri seks me të dashurin e saj, kur ishin ende adoleshentë.
Ajo ka tre çifte vajzash binjake dhe megjithëse ka përdorur të gjitha llojet e mundshëm të kontraceptivit, vajzat “thjesht dilnin”.