Çështja ‘Babale’ sërish në gjykatë, debate dhe akuza midis SALIANJIT, ALIZOTIT dhe...

Çështja ‘Babale’ sërish në gjykatë, debate dhe akuza midis SALIANJIT, ALIZOTIT dhe avokatit të Agron XHAFËS: Mos jeni biçim prokuror? (BISEDA)

478
0

Seanca e sotme në Gjykatën e Tiranës për çështjen ‘’Babale’’ është shoqëruar me debate midis ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, Fredi Alizotit dhe avokatit mbrojtës të Agron Xhafës, Ardian Visha.

 

Visha ironizoi nëse Salianji është ndonjë ‘’biçim prokurori përderisa deklaroi se merret me denoncimet ardhura në PD’’. Salianji akuzoi Vishën se nuk pranon ekstradimin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Agron (Geron) Xhafës nga Italia për trafik droge.

 

Në sulm ndaj Salianjit është hedhur dhe Alizoti, i cili e akuzoi ish-deputetin e opozitës si ‘’mashtrues dhe se ka gënjyer për përgjimet e publikuara në media’’.

 

Salianji është thirrur në cilësinë e dëshmitarit të çështjes së nxehtë ‘’Babale’’, ku përgjimet e publikuara nga PD-ja dhe gazetari Jetmir Olldashi nxorën bisedën e Albert Veliut me Agron Xhafën për transportin e një sasie droge drejt Italisë. Ndërsa, kohë më vonë, të tjera përgjime nxorën se si Fredi Alizoti pranoi të paguhej nga autoritetet e policisë për të pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafës në inçizimet e paraqitura nga selia blu.

 

Debati i sotshëm në Gjykatën e Tiranës:

 

Alizoti: Salianji ka gënjyer për mua dhe përgjimet. Është mashtrues.

 

Visha i drejtohet Salianjit: Jeni ndonjë biçim prokuror që merreni me denoncine në PD? Çfarë strukture është kjo?

 

Salianji replikë me Vishën: Nuk përgjigjem me fjalën ‘biçim’. Tërhiqe mbrapsht. Nuk lini të ekstradohet Geron Xhafaj.