Drejtësia e pavarur është garanci për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Drejtësia e pavarur është garanci për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

79
0

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti prokurorin e përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës z. Álvaro García Ortiz, që po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë. Z. Metani i paraqiti punën dhe sfidat e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si institucioni kushtetues që merret me verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e njohu z. Álvaro García Ortiz me eksperiencën e ILD-së me homologët e Shërbimit të Inspektimit të Drejtësisë të Spanjës në kuadër të Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), marrëdhënies dypalëshe e formalizuar me një marrëveshje bashkëpunimi një vit më parë e së fundi me ekspertët spanjollë të projektit të BE-së, EU4Justice, që mbështesin ILD-në në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale.

 

  1. Álvaro García Ortiz pasi e falenderoi z. Metani për mikpritjen dhe shprehu konsiderata për bashkëpunimin e ILD-së me ekspertët spanjollë në kuadër të projektit EU4Justice.

 

Duke diskutuar për filozofinë e punës së ILD-së,  për gjetjen e balancës mes interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe respektimit të pavarësisë së magjistratëve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Spanjës bashkëndanë mendimin, se pavarësia e magjistratëve mbetet baza ku mbështeten themelet e shtetit të së drejtës dhe element kyç për funksionimin e çdo demokracie, me rëndësi të veçantë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Bashkëbiseduesit nënvizuan se pavarësia e çdo gjyqtari e prokurori është garanci për të drejtat kushtetuese të çdo qytetari, për të parandaluar çdo cënim të atyre të drejtave nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Kontributi i çdo institucioni për një sistem të pavarur drejtësie është thelbësor edhe për forcimin dhe ruajtjen e besimit të publikut në sundimin e ligjit.