Trumpi viziton Papën, batutat mes tyre..

Trumpi viziton Papën, batutat mes tyre..

544
0

Hyni! Edhe Donald Trumpi është i mirëseardhur ne Vatikan. Mes Murit të Vajit në Jerusalem dhe samitit të NATO-s në Bruskel, Presidenti amerikan këtë të mërkurë viziton Vatikanin ku pritet nga Papa Françesku. Me vete sjellë dy femra: vajzën Ivankën dhe bashkëshorten Melania. Në vitin 2013 Trumpi ka bërë përpjekje të afrohet në forma të ndryshme me Papën. “Papa i ri është një njeri modest, ngjashëm si unë. Prandaj e dua kaq shumë”, shkruante ai në një twitter me 25 dhjetor 2013. Por përpjekja për afrim dështoi totalisht, sepse tek tema e modestisë, mes këtyre dy njerëzve ekziston një botë e tërë. Përderisa Papa Françesku e ndjen veten të lumtur me gjëra të vogla, Trumpi jeton një jetë luksoze.

 

“Të krishterët nuk ndërtojnë mure”

 

Ata të dy kanë dallime të mëdha për refugjatët. Papa u ka ofruar azil në Vatikan 12 refugjatëve menjëherë pas kthimit të tij nga ishulli Lesbos në prill të vitit 2016. Ndërsa Trumpi është angazhuar gjatë fushatës për ndalimin e futjes në SHBA të refugjatëve myslimanë. Në shkurt të vitit të kaluar ata kanë pasur një debat të ashpër mes vete. Papa Françesku pas vizitës së tij të fundit në Meksikë tha se “një person që do të ndërtojë mure në vend të urave, nuk është i krishterë.” Ndërsa Trumpi u përgjigj: “Nëse Vatikani sulmohet nga IS, Papa Françesku do të ishte i pari që do të lutej që Donald Trump të jetë President i SHBA”. Ai shtoi madje se “është totalisht e parëndësishme” çfarë flet Papa.

 

Mes tyre ekzistojnë dallime të mëdha edhe për perceptimin e fesë. Por ka dhe disa ngjashmëri të çuditshme. Të dy ata janë futur në zgjedhje si autsaiderë dhe kanë fituar në konkurrencë me hierarkitë e institucioneve të tyre. Të dy ata luftojnë me kritikët në radhët e tyre. Trumpi nuk hezitoi të largojë nga puna shefin e CIA, gjëra të tilla nuk janë tepër të largëta as për Papën. Në janar të vitit 2015 ai ka larguar nga puna komandantin e Gardës Zvicerane, Daniel Rudolf Anrig, sikur edhe priftin polak homoseksual Krysztof Charamsa.