“Po ty me sa?”, Valer Kolnikaj ja lyp publikisht Albi Nakos, flasin...

“Po ty me sa?”, Valer Kolnikaj ja lyp publikisht Albi Nakos, flasin me euro: Me ofertë paguaj 250 (FOTO)

502
0

Valer Kolnikaj pa komplekse i kërkon Albi Nakos një ofertë!

Së shpejti fillon spektakli “Dance Ëith Me” në Klan Tv, dhe pjesë e tij do të jetë edhe ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj. Koreografi i këtij sezoni të spektaklit do të jetë përsëri Albi Nako, i cili duket se ka filluar punën fuqishëm me konkurentët e rinj. Në një postim në rrjete sociale, Valeri dhe Albi nuk e kanë për turp të diskutojnë ofertat dhe çmimet për një natë në çift.

“A na lejohet ne?”- shkruan Valer Kolnikaj për balerinët që Albi ka nxjerrë në profilin e tij, dhe përgjigja e koreografit është e menjëhershme: “50 euro po 100 euro dhe mund t’i puthësh. Paguaj 250 euro dhe si ofert ke edhe Tan Bramën”. Ndërsa ish-banori i Big Brother pa komplekse , ‘ja lyp’ Albi Nakos publikisht.  “Po ty me sa? Hahahaha se për Tan Bramën s’kam pse të mendoj për ofertë, sidomos pas provave të sotshme”,- shkruan Valer Kolnikaj në profilin e koreografit, në rrjete sociale.

Me sa duket personazhet kanë krijuar miqësi mes tyre, dhe nuk ngurojnë të diskutojnë dhe tema ‘pikante’.