Pa Filtra, këshilltari i qeverisë maqedonase Ademi: Shqiptarët me social demokratët më...

Pa Filtra, këshilltari i qeverisë maqedonase Ademi: Shqiptarët me social demokratët më të integruar në RMV

53
0

I ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion, këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe ish ministër i Diasporës në qeverinë e ish kryeministrit Zoran Zaev, tha se Maqedonia e Veriut pas vitesh të mundimshme më në fund i hapi negociatat me Bashkimin Europian.

 

Ademi përmëndi stërmundimet politike të Qeverive social demokrate maqedonase me Greqinë dhe në fund Marrëveshjen e Prespës, njohja e Kishës maqedonase nga Kisha serbe dhe, në fund, me Bullgarinë për gjuhën, historinë dhe pakicën bullgare, dhe tashmë tha këshilltari i Kovacevskit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i hapën negociatat me BE!

 

Ish ministri për Diasporën Ademi tha për “Pa Filtra “ se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me qeveritë social demokrate si me të Zaevit dhe të Kovacevskit kanë fituar më shumë të drejta dhe janë më të integruar në shoqëri, politikë dhe administratë.

 

Shëmbull për këtë tha Ademi ishte edhe karierra e tij politike në një parti maqedonase siç është LSDM me të cilën ka kryer detyra shumë të rëndësishme qeveritare.

 

Sigurisht, shtoi Ademi, nuk mund të gjesh shqiptarë që mund të bëjnë karrierë në partinë konservatore e cila është tejet nacionaliste dhe anti shqiptare.

 

Ka organizime politike në opozitën maqedonase që kur kryetari i parlamentit Talat Xhaferi vizitoi Kievin, përfaqësues të tyre ishin në vizitë zyrtare në Moskë – shtoi Ademi. Sipas Ademit nuk ka dyshime që pas trazirave në Maqedoninë e Veriut të jetë edhe Rusia e cila është dinamike në Ballkan.

 

Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Dimitar Kovacevski, Edmond Ademi përfundoi intervistën e tij duke thënë se tashmë në Shkup ka nisur puna për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga hapja e negociatave me Bashkimin Europian.