‘Një burrë me lekë apo një i varfër?’, ja si përgjigjet Greta...

‘Një burrë me lekë apo një i varfër?’, ja si përgjigjet Greta Koçi

1027
0

Këngëtarja Greta Koçi ka zhvilluar një bisedë të afërt me ndjekësit e saj, ku zgjedh t’i përgjigjet pyetjeve më interesante.

Dhe njëra nga këto pyetje ka qenë në lidhje me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

“Përshëndetje zemër, një pyetje. Nëse kishe njohur një djalë të varfër, a do ishe martuar me të?”- shkruan ndjekësi.

Greta Koçi ka dhënë një përgjigje të zgjatur lidhur me këtë pyetje ‘pikante’.

“Pyetje gjysmake disi, sepse nuk zgjidhet njeriu i jetës vetëm nga ky kriter “i pasur” apo i varfër?!

Ka shumë arsye të tjera pse njeriu vendos të lidhë jetën me dikë…ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respekti e mirëkuptimi.

Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok edhe krah, është njeriu që ti i beson dhe kalon gjithçka me të. Nëse një njeri ka këto cilësi dhe vlera që listova më lart, le të jetë i varfër, nuk ka problem.

Pyetja që kam për ju është : A është e mundur që një njeri që ka arsim, kulturë, personalitet, integritet dhe mirësi në shpirt, të jetë një njeri që nuk mbijeton dot?”,– i përgjigjet Greta Koçi.