
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në disa zona të Tiranës do të ketë sot ndërprerje të energjisë.
Sipas OSHEE, kjo vjen si pasojë e punimeve që do të bëhen në disa kabina.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të realizimit të #investimeve nga Drejtoria Rajonale #OSHEE, më 16 gusht do të punohet në disa kabina, sipas orareve dhe zonave si vijon:
09.00-14.00
Pjesërisht zona e Institutit Bujqësor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët “Siri Kodra”, “Reshit Petrela” pranë Dispancerisë, “Besim Daja”, pranë Medresesë, “Rruga Barrikadave”, “Ludovik Shllaku”, “Xhanfize Keko”, “Kujtim Laro” dhe “Sadik Petrela”
09:00-11:00
Zona Fushe Mezez pjesërisht
13:00-15:00
Rruga “Teodor Keko” pjesërisht