NATO: Rusia duhet të tërheqë ushtarët nga Ukraina

NATO: Rusia duhet të tërheqë ushtarët nga Ukraina

457
0

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij nuk do të synojë “menjëherë” anëtarësimin në NATO, por fillimisht do të përqendrohet në zbatimin e reformave. Poroshenko, duke folur në Kiev, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qeveria e tij “do të ndërtojë një program të vërtetë reformash” për t’i përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO në të ardhmen. Stoltenberg, në anën tjetër, shprehu mbështetjen e NATO-s për Ukrainën dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, që parashohin fundin e konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. “Marrëveshjet e Minskut mbeten rruga e vetme drejt paqes. Rusia duhet të tërheqë mijëra ushtarët e saj nga Ukraina dhe të ndalojë mbështetjen për militantët me komanda, kontroll dhe pajisje ushtarake”, tha Stoltenberg. Ai konfirmoi se vendet anëtare të NATO-s nuk e njohin aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.