Lot dhe duartrokitje, ja çfarë ndodhi sot në shkollën e mësueses që...

Lot dhe duartrokitje, ja çfarë ndodhi sot në shkollën e mësueses që humbi jetën duke larë dritaret

1673
0

Mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Mark Gashi”, në Fier, kanë përkujtuar sot me dhimbje mësuesen Roza Deliu.

 

Mësuese Roza hum.bi je.tën tra.gjikisht pak ditë më parë, teksa ra nga kati i dytë duke larë dritaret.

 

Përmes një video-mesazhi prekës në faqen zyrtare në “Facebook”, thuhet se të gjithë mësuesit dhe nxënësit janë shfaqur sot me tullumbace në ngjyrën e emrit të saj.

Mes lotësh dhe duartrokitjesh ata kanë mbajtur një çast heshtje, teksa në fund kanë lëshuar tullumbacet në drejtim të qiellit.

 

Në postimin e tyre shkruhet:

 

“Kështu e kujtuam sot! Për mësuesen, miken, kolegen, njeriun! Një çast heshtje, një duartrokitje të gjatë dhe tullumbace në ngjyrën e emrit të saj. Faleminderit për atë që ishe, e mira jonë! Lamtumirë!”