LONDËR – May: Zgjedhjet do të zhvillohen të enjten pavarësisht sulmit terrorist

LONDËR – May: Zgjedhjet do të zhvillohen të enjten pavarësisht sulmit terrorist

380
0

 Zgjedhjet legjislative britanike do të zhvillohen sipas planifikimit më 8 qershor pas sulmit të Londrës ku u shënuan 7 të vdekur, produkt i një ideologjie keqëdashëse e ekstremizmit islamik, deklaroi sot kryeministrja Theresa May.

May theksoi se vendi po përballet tashmë me një formë të re të kërcënimit terrorist ku agresorët po bashkohen me njëri-tjetrin, pa asnjë lidhje të mundshme mes sulmeve të regjistruara së fundmi.

“Terrorizmi rrit frymën e terrorizmit dhe autorët kalojnë në veprim jo në bazë të komplotit të parapërgatitur me kujdes, por janë agresorë të izoluar që bashkohen shpesh me njëri tjetrin duke përdorur format më vulgare”, theksoi ajo.

”Goditja e ideologjisë islamike është një nga sfidat më të mëdha të epokës sonë, u shpreh ajo, duke vlerësuar se përgjigja nuk mund të jetë vetëm me anë të operacioneve të vazhdueshme kundër terroristëve por duhet fokusuar në fushën e ideve dhe në internet për të frenuar përhapjen e ekstremiz