Kjo kurë konsiderohet shumë efikase kundër reumatizmës, aterosklerozës, problemeve me shikimin, mbipeshës, sinozitit e të tjerë. Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo ditë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve. Hudhra është përbërës i shumë kurave natyrale. Kura e mëposhtme ka dy përbërës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo konsiderohet shumë efikase kundër reumatizmës, aterosklerozës, problemeve me shikimin, mbipeshës, sinozitit e të tjerë.
Mënyra e lehtë e përgatitjes së kurës është si më poshtë:
Përbërësit:
250 ml alkol i pijshëm (40 gradë) ose raki.
350 gramë hudhër.
Përgatitja:
Qërojini hudhrat dhe hidhini në një kavanoz.
Shtoni alkolin dhe mbylleni kavanozin me kapak.
Mbajeni në frigorifer për 10 ditë.
Pas 10 ditësh filtrojeni lëngun dhe mbajeni në frigorifer për 3 ditë të tjera.
Si Duhet Përdorur Kura
Për përdorimin e tretësirës duhet të përdorni një pikatore.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ditën e parë, përpara se të hani mëngjes duhet të merrni një pikë, më pas dy pika përpara drekës dhe tre pika përpara darkës.
Ditën e dytë, duhet të merrni 4 pika përpara mëngjesit, 5 përpara drekës dhe 3 përpara darkës.
Ditën e tretë duhet të konsumoni 7 pika përpara vaktit të parë, 8 pika përpara drekës dhe 9 pika përpara darkës.
Në ditën e katërt duhet të merrni 10 pika përpara mëngjesit, 11 përpara drekës dhe 12 përpara darkës.
Ditën e pestë duhet ta rrisni dozën në 13 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.
Në ditën e 6-të duhet të merrni 15 pika përpara mëngjesit 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.
Në ditën e 7-të duhet të merrni 12 pika përpara mëngjesit, 11 pika përpara drekës dhe 10 pika përpara darkës.
Në ditën e tetë duhet të merrni 9 pika përpara mëngjesit, po aq përpara drekës dhe 7 pika përpara darkës.
Në ditën e nëntë duhet të merrni 6 pika përpara mëngjesit, 5 pika përpara drekës dhe 4 pika përpara darkës.
Në ditën e fundit merrni tre pika përpara mëngjesit, 2 pika përpara drekës dhe një pikë nga tretësira përpara darkës.
Nëse vuani nga sëmuundje kronike AgroWeb.org ku rekomandon konsultën me mjekun para përdorimit.