‘Lufta e prishjes së zgjedhjeve ishte një vrimë në ujë’, Rama-Metës: Kurrë...

‘Lufta e prishjes së zgjedhjeve ishte një vrimë në ujë’, Rama-Metës: Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon

402
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në seancën parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Rama e ka nisur me një shprehje të Napoleon Bonaparti dhe ka thënë se nuk e ka kundërshtar Metën. Sipas Ramës, armiqësia e Metës synonte pengimin e negociatave në BE. Rama më tej ka theksuar se opozita tentoi të pengonte zgjedhjet si një vrimë në ujë, por nuk ia doli. Kryeministri pohoi se PS ka fituar më shumë kandidatë se kur ka qenë në koalicion me LSI.

 

‘Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon’ thotë Napoleon Bonaparti. Sot nuk jemi mbledhur të ndalojmë një kundërshtarin  tonë. Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi. Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse. Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e celjes së negociatave në BE. I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre  deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR. Fatmirisht lufta e të prishurit zgjedhjet ishte një vrimë në ujë, por kjo nuk do ti pengonte ata që të shpallnin fitoren e radhës.  Kanë ditur si mbështetes të revolucionit imagjinar, shqiptarët jashtë shtetit dhe dhe ata që janë në plazh. S’ka më keq për humbisit se të vazhdojnë të humbasin. 85% e popullit thonë se i refuzoj Rama të shkretët. Janë po këta që e kundërshtojnë dem bab dem, por në këtë rast e ritheksoj se emigranët duhet ta kenë të drejtën e votës. Duan apo sduan  udhëheqesit ne do ta përfshijmë të drejtën e votës. Sidoqoftë atmosfera e 30 qershorit u kuptua, ne kemi marrë një numër më të  madh kandidatësh krahasuar kur ishim me LSI ky numër është 4 më pak. Padiskutim që kjo % do të ishte dukshëm se 2015’, tha Rama.