Aktorja tregon të pathënat nga “Sex and the City”: Jam ngacmuar

Aktorja tregon të pathënat nga “Sex and the City”: Jam ngacmuar

890
0

“Sex and the City” është një nga serialet amerikan më të ndjekur në botë. Carrie BradshaW është protagonistja e serialit që interpretohet nga aktorja e njohur, Sarah Jessica Parker. 54-vjeçarja ka rrëfyer së fundmi detaje të reja nga seriali që e bëri të njohur në vitin 1998 dhe e xhiroi deri në 2004-ën.

 

Në një intervistë për ‘National Public Radio’ tregoi se është ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve të serialit nga një aktor i njohur .

 

54-vjeçarja ka rrëfyer se gjatë xhirimeve të serialit të famshëm ku ajo ka qenë pjesë bashkë me Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, ka përjetuar disa herë ngacmime nga pjesëtarë të grupit të xhirimit.

 

“Pavarësisht famës, njohjeve apo gjithçkaje tjetër që unë kisha, ndihesha e pafuqishme para tij. E kam urryer gjithmonë këtë mungesë balance mes dy gjinive”,-rrëfeu Jessica.

 

Problemi në fjalë, siç tregon aktorja është zgjidhur pas disa kohësh kur ajo bisedoi me agjentin e saj. Kujtojmë se Parker konsiderohet si një nga ikonat e ‘Hollyëood’ dhe ajo është po aq e kërkuar sa dikur edhe tani kur mosha ka kaluar, por 54-vjeçarja vazhdon të jetë në formë mjaft të mirë.