Koreja e Veriut, prova të reja me raketa…!

Koreja e Veriut, prova të reja me raketa…!

336
0

Koreja e Veriut lëshoi të premten dy raketa në brigjet e saj lindore, në raundin e tretë të provave të armëve në pak më shumë se një javë. Njoftimi u bë nga ushtria e Koresë së Jugut.

 

Aktiviteti i shtuar i provave shihet si një taktikë që synon rritjen e presionit ndaj Seulit dhe Uashingtonit mbi negociatat e bllokuara bërthamore. Vetë Koreja e Veriut ka shprehur shqetësim rreth manovrave ushtarake të planifikuara mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Ekspertët thonë se provat me raketa mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm nëse nuk bëhet përparim në negociatat bërthamore.

 

Zyra e presidentit të Koresë së Jugut njoftoi se këshilltari kryesor për sigurinë kombëtare Chung Eui-yong, zhvilloi një takim urgjent me ministrat e qeverisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit.

 

Kim Eun-han, një zëdhënës i Ministrisë së Unifikimit i Koresë së Jugut, tha se qeveria e Seulit shprehu “keqardhje të thellë” për provat me armë dhe mendon se ato mund të ndikojë negativisht në përpjekjet për të vendosur paqe në gadishullin Korean.

 

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë njoftoi se raketat nuk kishin arritur në ujërat territoriale japoneze apo në zonën e saj ekskluzive ekonomike. Më 25 korrik Pheniani lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, ndërsa të mërkurën kreu atë që u cilësua si provë me një sistem të ri të aftë për të lëshuar shumë raketa./