Kërcënohet avokatja në Tiranë, tritol dhe një letër në makinë

Kërcënohet avokatja në Tiranë, tritol dhe një letër në makinë

424
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një avokate është kërcënuar me jetë. Avokates me inicialet A.Z i është thyer xhami i makinës tip “Volkswagen” dhe brenda saj i është vendosur tritol bashkë me një letër. Përmbajta e letrës kërcënuese nuk bëhet me dije. Mësohet se Policia pas denoncimit ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve e ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.