Histori Njerëzore/ Rrezikoi jetën e tij për David Beckham, sot jeton si...

Histori Njerëzore/ Rrezikoi jetën e tij për David Beckham, sot jeton si i pastrehë ne aeroport

705
0

Pasi mbeti pa asnjë kacidhe në xhep apo në llogarinë e tij bankare, për shkak të kolapsit që pësoi biznesi dhe martesa e tij, Simons Jones (nuk është emri i tij i vërtetë), një ish-truprojë e David Beckham dhe familjes së tij, njëherësh edhe veteran ushtarak, ka kaluar tre javët e fundit duke jetuar në aeroportin më aktiv në Britani, “Heathrow Airport”. Ideja e tij për të jetuar në aeroport u inspirua nga filmi i Tom Hanks, i vitit 2004, “The Terminal”, në të cilin, aktori i famshëm, në rolin e një shtetasi nga Europa Lindore, i cili për shkak të luftës në vendin e tij, detyrohet të jetojë për disa kohë në aeroportin e New York “JFK Airport”. Në film, Hanks ësthë i detyruar të jetojë brenda ambienteve të aeroportit, pa mundësinë për të dalë jashtë tij, apo për të udhëtuar gjetkë.
Konkretisht, ish-bodyguardi i Beckham, 46 vjeçari Jones, deklaron se ka mbijetuar duke u ngrënë ushqimin e hedhur nga klientët në aeroport, teksa pranon se ka përdorur tualetet e aeroportit për tu larë, teksa në tentativën për të gjetur një punë, ka përdorur aksesin në internet “wi-fi”, që mund të aksesohet në aeroport. Në mënyrë të çuditshme ai deklaron se pavarësisht faktit që ndodhet aty prej disa javësh dhe është ndeshur disa herë ballë për ballë me policinë dhe forcat e sigurisë së aeroportit, ai asnjëherë nuk është ndalur prej tyre, për tu pyetur.

Jones, një ish-anëtar i regjimentit të parashutizmit ka shërbyer në Irlandën e Veriut para se të punonte si agjent privat sigurimi. Sikurse konfirmon tabloidi britanik “Sunday Express”, Jones ka shërbyer për disa vite si bodyguard i David Beckham dhe familjes së tij, bashkëshortes, Victoria dhe tre fëmijëve, Brooklyn, Romeo and Cruz. Ai gjithashtu, më parë kishte shërbyer me forcat e armatosura të Anglisë në Angola Irak dhe Afganistan, ndërkohë që tani ka humbur gjithçka, për shkak të riskut të lartë që paraqiste lloji i biznesit që ai drejtonte.

“Tre kreditorë më detyrohen 65 mijë euro. I hodha në gjyq, por ata u deklaruan të falimentuar. Gjëja më e dhimbshme është se vetëm pak javë më pas, nën gjeneralitete të tjera, ata nisën të trajnonin sërish. Biznesi që drejtoja vuri në provë edhe marrëdhënien time bashkëshortore, aq sa u divorcuam. Papritur isha i pastrehë dhe për shkak se të gjitha llogaritë bankare ishin me të dy emrat, timin dhe të ish-gruas, mbeta pa asnjë kacidhe. Po vrisja mendjen çfarë të bëja, pasi nuk doja që të bëhesha barrë për askënd, as për miqtë e mi, për sa kohë nuk mund të paguaja për strehimin tim. Në ato përpjekje u kujtova për filmin e Tom Hanks, në të cilin ai jeton për disa kohë në aeroport. Më shkoi në mendje se aty do të kisha edhe mundësi të lahem dhe të përdor internetin falas”, deklaroi ish-truproja i David Beckham.

simonnnaa