Blerina Gjyriqi: Vendosja e “DY TRARËVE”, diskriminim që po i bëhet veriut nga qeveria në ikje

Sekretarja e Përgjithshme e Departamentit të Sipërmarrjes në Partinë Demokratike, Blerina Gjyriqi, deklaroi se qeveria duhet ta dijë se “Rruga e Kombit” shihet si një arterie kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën, duke pasur rëndësi kombëtare, dhe sipas saj vendosja e “DY TRARËVE” në këtë rrugë ndikon negativisht në lidhjet ekonomike, kulturore dhe kombëtare mes dy vendeve . Në fjalën e saj në protestën e Diaspores që u zhvillua sot para Kryeministrisë për uljen e tarifave, zonja Gjyriqi theksoi se qeveria duhet të ketë politika mbështetëse, të cilat trajtojnë në mënyrë të barabartë dhe jo diskriminuese të gjithë veriun e vendit.

Fjala e plotë në protestë

PËRSHËNDETJE MIQ DHE NJERËZ TË LIRË

Unë jam Blerina Gjyriqi, bijë Tropoje dhe nuse Kukësi.

SOT I JAM BASHKUAR KËSAJ PROTESTE E CILA ËSHTË E THIRRUR NGA DIASPORA PËR T’I THËNË:

STOP DISKRIMINIMIT NDAJ VERIUT!

STOP MUNGESËS SË INVESTIMEVE!

STOP PAGESËS SË PAJUSTIFIKUAR TË DY TRAREVE NGA VËLLEZËRIT TANË KOSOVARË.

I jam bashkuar kësaj proteste, sepse i jam borxhlie zonës time, për padrejtësitë e mëdha që i janë bërë historikisht .

I jam bashkuar kësaj proteste, sepse është thirrur nga ata të cilët lanë gjirin e nënave bosh, për të emigruar jashtë shteti, por sot i kemi këtu, më të fortë se kurrë, me shpresen që eshtë, radha jonë.

Mbas tre dekadave për herë të parë ata do të votojnë për të bërë ndryshimin e madh të pritur nga të gjithë ne. Por siç duket nuk mendojnë dhe veprojnë të gjithë si Diaspora, pasi qeveria jonë ka lënë në harresë totale dhe të qëllimshme të gjithë veriun, duke i vënë dy tarifa barre dhe duke na larguar më shumë nga vëllezrit tanë Kosovarë.

QEVERIA KA HARRUAR OSE NUK I PËLQEN T’I KUJTOJË VARGJET E TE MADHIT NDRE MJEDA TË CILAT JANË TË GDHËNDURA NË GURË:

“Geg’ e Toskë, Malsi jallia,�janë nji komb m’ u da s’ duron,�fund e maje nji a Shqipnija,�e një gjuhë t’gjith na bashkon.”

Qeveria duhet ta dijë dhe ja kujtojmë ne se tarifat janë diskriminuese për ne sepse varemi shumë nga këto rrugë për qarkullim të përditshëm dhe për shërbime jetësore, si shkolle, pune dhe aktivitete te tjera qe jane jetike!

QEVERIA DUHET TA DIJË QË TË GJITHË protestuesit e shohin vendosjen e “DY TRARËVE” si një formë të diskriminimit krahinorë ndaj këtyre zonave veriore, që historikisht kanë qenë më të margjinalizuara.

Gjithashtu kjo qeveri e di që kahasuar me zona të tjera të vendit, Kukësi, Tropoja dhe Hasi kanë marrë shumë më pak investime për rrugë lokale, zhvillim ekonomik dhe projekte strategjike.

Rrugët dytësore dhe tretësore në këtë rajon janë shpesh në gjendje të keqe, duke izoluar më tej zonat rurale dhe si pasojë sjellin varfëri, mjerim, izolim, shpopullim.

Kukësi,Tropoja dhe Hasi janë rrethet me papunësinë më të lartë në Shqipëri.

Shumë të rinj janë detyruar të emigrojnë për shkak të mungesës së mundësive, mungeses së investimeve, mungeses së një jete normale.

Qeveria duhet ta dijë se “Rruga e Kombit” shihet si një arterie kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën, duke pasur rëndësi kombëtare.

Vendosja e “DY TRARËVE” në këtë rrugë ndikon negativisht në lidhjet ekonomike, kulturore dhe kombëtare mes dy vendeve .

QEVERIA DUHET TA DIJË SE NUMRI I TË IKURVE GJATË KETYRE 12 VITEVE ËSHTË MË I LARTI NË HISTORI!

Prandaj qeveria të mos merret me oligarkët dhe investitorët e saj strategjikë, por të kthej menjëherë sytë nga Veriu për të hequr ose për të ulur tarifat e dy trarëve për Kosoven dhe banorët lokal, pasi kostot e tyre janë 20 euro.

Gjithashtu ajo duhet të fillojë në mënyre të menjehershme rritjen e investimeve ne ~

-Projekte infrastrukturore, përmirësimin e rrugëve, zhvillimin e shërbimeve dhe ndihma për bizneset lokale.

-Investime në turizëm, bujqësi dhe industri,që mund të ndihmojnë në uljen e papunësisë.

Qeveria duhet tëë ketë politika mbështetëse, të cilat trajtojnë në mënyrë të barabartë dhe jo diskriminuese të gjithë veriun e vendit.

DUKE SHPRESUAR, QË QEVERIA DO REFLEKTOJË MBI KETO TARIFA, UNË JU FALENDEROJ TË GJITHË QË U BASHKUAT NË KËTË PROTESTË DHE I JAP FJALËN ME KËNAQËSI INICIATORIT TË KËSAJ PROTESTE MADHESHTORE NE PERMBAJTJE Z. GENC PACUKU.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *