Shakira dhe Pique 20 mijë euro kuzhinierit për një javë në Ibiza

Shakira dhe Pique 20 mijë euro kuzhinierit për një javë në Ibiza

523
0

Mbrojtësi i Barcelonës dhe këngëtarja kolumbiane ishin shumë të kënaqur me ushqimet e shijshme të një kuzhinieri në Ibiza, me të cilin u treguan më shumë se bujarë. Shakira dhe Gerard Pique i kanë përfunduar tashmë ditët e tyre të pushimeve. Mbrojtësi blaugrana është vënë nën urdhërat e Luis Enrique, ndërsa këngëtarja është kthyer në studio, për të përgatitur projektet e saj të reja muzikore.

Para se të kthehej në punë, çifti kaloi një pushim të plotë, por ata nuk ishin të privuar nga çdo gjë, siç dëshmohet nga fakti se kishin marrë me vete një kuzhinier personal, të cilin e punësuan dhe e paguan plot 20 mijë euro, për ditët që qëndruan në Ibiza.

Lajmi erdhi në “‘Perros en la calle”, emision i një radioje argjentinase, ku folësi zbuloi se sa bujar është çifti në fjalë. Dhe drejtuesi i emisionit radiofonik është një mik i ngushtë i kuzhinierit të “rekrutuar” nga Shakira dhe Pique, ndaj ka folur me siguri të plotë për shumën e majme që mori ai gjatë javës që gatoi për ta, sa qëndruan në ishullin e bukur. “Unë kam një mik, i cili jeton në Ibiza, dhe është punësuar nga Shakira e Pique si kuzhinier i tyre për një javë. Çifti ishte i kënaqur se si ai gatuante, se si ua bënte mëngjesin… Kur përfundoi java e pushimeve në Ibiza, Shakira dhe Pique i thanë atij se ishin të lumtur. Pique e pagoi atë, sigurisht, për shërbimet e tij si kuzhinier, por i la edhe një bakshish të çmendur. Sa ishte shuma që mori në total kuzhinieri?“, – pyeti folësi i radios në transmetim për dëgjuesit, të cilët filluan ta jepnin përgjigjen përmes telefonit.

500, 1000, 2000 euro, ishin disa nga shifrat e përmendura, por asnjëri prej tyre nuk goditi në shenjë. Në këtë mënyrë, drejtuesi i emisionit zbuloi shifrën që ia kishte thënë miku i tij kuzhinier: “Për punën që bëri mori 10 000 euro. Por, Pique nuk mbeti me kaq. Ai futi dorën në xhepin e majtë dhe i dha një tjetër 10 000.” Pra, 20 000 euro në total, për një javë shërbim kuzhine, për habinë e të gjithëve. Edhe pse bujaria e çiftit është jashtë çdo dyshimi…

piq2