Një foto epike po qarkullon në rrjetet sociale dhe që ka të bëjë me një urim të cilin një faqe në internet me rreth 2200 ndjekës e quajtur, “Partia Socialiste Official” e uron kryebashkiakun e ri të Kamzës, Rakip Sulin.
Me pothuajse çdo fjalë të shkruar gabim, mbështetësit e Sulit e urojnë këtë të fundit për detyrën e re, e stimulojnë atë si dhe tregojnë objektivat që duhet të ketë për qeverisjen e një bashkie të drejtuar për 12 vite radhazi nga Partia Demokratike me kryetar përfaqësuesin e saj, Xhelal Mziun.
“Hurime per detyren heroj i Kamzes dhe i Shipris z. Rakip Suli. Do ti kthesh Kamzes dinjitetin dhe nderin qe i ka marr Xhelal Mziu me shoke. Do ta ktheim Kamzen ne nje abstraksjon turistik, njedhoj si Llermiu, Jali dhe Rera e Hellur”, shkruhet në faqen e facebook-ut: “Partia Socialiste Official”.