Çfarë donte të thoshte Nard Ndoka me: “Kam hallin e LSI-së se...

Çfarë donte të thoshte Nard Ndoka me: “Kam hallin e LSI-së se rri gjithnjë në mes të këmbëve…?!

585
0

greta-koci-dhe-nard-ndoka-alketa-vejsiu

Deputeti Nard Ndoka është politikani i parë shqiptar që merr pjesë në një program vallëzimi.

Ai ka vallëzuar krah Greta Koçit dhe është shprehur se ndihet shumë i lumtur që ka marrë pjesë në këtë program, shkruan Syri.net.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij programi i cili është më i bukur se ai politika dhe kolegët e mi të rinj, janë më të mirë se ata në Parlament. Unë jam këtu se jam ndryshe”. Ndoka ka thënë gjithashtu se ai ka marrë edhe mbështetjen edhe të bashkëshortes së tij për pjesëmarrjen në DËM.

Por në momentin e vlerësimeve, bëri një rrëfim krejt të pazakontë edhe anëtari i jurisë Albi Nako, i cili trego se si ka avancuar Nard Ndoka në kërcim. Ai u shpreh se në fillim Nardi kishte më shumë vështirësi, aq sa e kishte detyruar Albin, që është edhe koreagofrafi i “Dance With Me”, që t’ia etiketonte hapat e kërcimit me “Hapi PD” dhe “Hapi PS”, bën të ditur SYRI.net.

Por në një moment ka reaguar deputeti,  i cili është shprehur: “Mirë hapat PD dhe PS, por kam hallin e LSI-së, se ajo rri gjithnjë në mes të këmbëve…!”

Çfarë donte të thoshte Nard Ndoka me këtë shprehje, vetëm kryetari i Partisë Demokristiane mund ta shpjegojë… /SYRI.net/