Çfarë bëri Geti për Cozman-in pas përleshjes me Noizyn?! (Foto)

Çfarë bëri Geti për Cozman-in pas përleshjes me Noizyn?! (Foto)

858
0

gg_1474184842-5373589

Babastars dhe OTR. Këta ishin dy termat më të përfolur ditëve të fundit kur armiqësitë e zbehura të viteve më parë u rikthyen në qendër të vëmendjes me rrahjen mes Cozman dhe Noizyt teksa i përmendur ishte edhe Skivi.

Përderisa Noizy nuk zbuti diskursin e përdorur as pas rrahjes duke paralajmëruar hakmarrje dhe përgjegjësi, ajo që befasoi ishte heshtja e liderit të Babastars, Getoar Selimit.

Në pushime dy javore me të dashurën e tij, Marina Vjollcën, kreu i grupit nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për rastin publikisht, përjashto përkrahjen e thënë në kanale tjera.

E vetmja gjë që Geti ka bërë pas përleshjes së Cozman me Noizyn ka qenë ndalimi i postimeve të tij në rrjete sociale, duke lënë urimin për Bajram të fundit në profilin e tij.

Normalisht, fotot nga luksi përderisa shoku gjendej në paraburgim janë diçka që nuk do shkonte por heshtja totale ka qenë vërtetë befasuese.

Po kështu ka vepruar edhe Majki teksa lideri i Babastars, Getoar Selimi edhe më herët nuk ka preferuar të komentojë ofendimet që Noizy ia ka bërë edhe publikisht në televizione. /Prive.al/