Category: Sociale
Fëmijët e Shkozës nuk mund ta kuptojnë çfarë “shteti” kërkon të bëjë Rama në kurriz të jetës së tyre! Nga Nikollaq Neranxi
Pasi panë që u braktisën nga shteti për tu lënë në mes të katër rrugëve, banorët e Shkozës po protestojnë sot para Ambasadës Amerikane të…
Reportazh/ SA KENI PËR TË ECUR DREJT FSHATIT KOTE! Nga: Gëzim Vuçaj
Mëngjes i freskët, i mes shtatorit. Sapo kemi dalë nga shtëpia, marrim rrugen në drejtim të godinës së Bashkisë, ketu na priste Jonuzi, shoferi ynë,…
Në Çikago u hap edicioni i dytë i Bienalit të Arkitekturës dhe dizajnit
Në këtë manifestim kulturor për tiparet arkitekturës shqiptare në Sheshin Skenderbeu në Tiranë, foli krybashkiaku Erian Velijaj Edicioni i dytë i Bienaleve të Arkitekturës dhe…
Lotaria amerikane, Departamenti i Shtetit e konfirmon edhe për 2018-n
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se për vitin fiskal 2018, do të ketë sërish 50.000 viza në dispozicion të fituesve të Lotarisë Amerikane nëpër botë….
rofesori Artan Fuga është një nga zërat që ka kritikuar hapur mënyrën sesi funksionon Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Ai e quan një institucion të ngurtësuar, të mplakur dhe kalbur që duhet të reformohet. Fuga propozon që drejtuesit të japin dorëheqjen dhe një Komision reformator të bashkëpunojë me Qeverinë. Intervista Top Channel: Ç’mendoni për riciklimin e Akademisë së Shkencave? Profesor Artan Fuga: Unë kam folur ditët e fundit për ririciklim të Akademisë së Shkencave. Pra brenda Akademisë unë bëj dallimin nga njëra anë Asambelja, e cila ka kapacitete intelektuale të pjekur për të dhënë një kontribut atje ku ata mund ta japin dhe një kryesie, e cila u rizgjodh me një metodë zgjedhjeje që nuk ka të bëjë më administrimn e shkencës, e cila kërkoi të ri zgjidhet pa platformë. Do të mbetet një institucion i ngurtësuar, i mplakur, i kalbur.. Top Channel: Ju keni bërë një urim që qeveria t’ju ndërpresë finacimin, nëse nuk ka reformë. Nga ana tjetër kreu aktual i Akademisë së Shkencave premtoi bashkëpunim me qeverinë, ju i besoni? Profesor Artan Fuga: Unë do të kisha dashur që në momentin kur kryesia e vjetër që u bë e re, dëgjoi reagimin e kryetarit të Qeverisë, Kryeministrit Z. Edi Rama duhet ta ndërpriste procedurën dhe t’i kërkonte takim, jo me personin, por për të konsultuar me Qeverinë se cilat ishin kërkesat, cilat ishin vërejtjet dhe pastaj të zgjidhej dhe unë nuk besoj që Kryeministri shqiptar ta pranojë këtë element. Por nuk është ky problemi. Kemi parasysh që kjo kryesi ka përpunuar një platformë, që është platforma zyrtare e Akademisë, e cila prej vitesh funksionon me një platformë jashtë ligjit. Prej vitesh kam njoftuar ministren e Arsimit Znj. Nikolla, por nuk jam dëgjuar. Top Channel: Besoni se Kryeministri Rama është realisht i interesuar për reformimin e Akademisë? Profesor Artan Fuga: Unë me Z. Rama kam një rrugë të përbashkët në këtë pikë që mua më vjen mirë që në një moment të caktuar ai deklaron që kështu nuk mund të ecet. Qarkullojnë tre modele për reformimi e Akademisë që i quaj të gabuara. E para janë zyrtarë të ndryshëm, të cilët e konceptojnë Akademinë si një drejtori të shkencës në Ministrinë e Arsimit, ose madje si një nëndrejtori, është shkatërrim i Akademisë. E dyta i kërkojnë Akademisë të jetë njësoj si një institut shkencor, por Akademia nuk është një institut. E treta dhe konceptimi i fundit është konceptimi i kryesisë së Akademisë, që më zor kërkon të marrë nën kontroll institutet shkencore në kohën kur kërkimi shkencor dhe ligji i bën ato institute të pavarura. Jo vetëm Z. Rama ka të drejtë që thotë se unë s’kam pse paguaj për një produkt fals, por nëqoftëse paguan ai do të akuzohet si Kryeministri që nuk mirëmenaxhon paratë e shqiptarëve. Por unë do të kërkoja që mos të nxitohet në këtë veprim, sepse fillimisht ka një tronditje dhe tanimë Akademia e di që ekzekutivi shqiptar që përfaqëson politikën shqiptare të aplikuar nuk është dakord me produktin që jep. Top Channel: Si e mendoni të ardhmen dhe ju cfarë propozimi keni? Profesori Artan Fuga: Akademikët duhet ta ngrijnë këtë kryesi, kjo kryesi të japë dorëheqjen. Asambleja të ketë një komision reformator sipas zgjedhjeve të veta. Të përgatitet kuadri normativ ligjor brenda dy-tre muajsh, të bihet dakord me qeverinë dhe të vazhdojë bashkëpunimi mbi baza të reja, sepse Akademia është një vlerë, e cila nuk i takon asnjë kryeministri, as kryetarit të akademisë së sotëm, as mua. I takon kombit shqiptar dhe askush s’ka të drejtë të prekë vlerat dhe pronën e popullit shqiptar dhe kombit shqiptar.
Të kesh mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri nuk do të thotë të jesh i privilegjuar për të gjetur punë, në krahasim me ato që…
Studimi: 75% e peshqve në ujërat e ëmbla në Shqipëri po kërcohen nga ndërtimi i HEC-ve
Rreth 75 për qind e peshqve në ujërat e ëmbla të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve të vegjël përgjatë lumenjve me rrjedhje…
Ballanca: Të gjendet zgjidhje për braktisjen e fëmijëve shqiptarë në vendet e huaja
Institucioni i Avokatit të Popullit ka apeluar për gjetjen e zgjidhjes lidhur me problemin e braktisjes masive të fëmijëve shqiptarë në vendet e huaja. Avokati…
Veliaj medalje ‘Nënë Tereza’ për dy organizata: Mesazhi i Skënderbeut është bashkimi
Në ditën e përvjetorit të shenjtërimit të humanistes shqiptare, Bashkia e Tiranës nderoi me medaljen e “Nënë Terezës” Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), e…
Bashkia e Tiranës ndërton një tjetër kënd rekreativ për fëmijët, Veliaj: Një premtim i mbajtur
Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur projektin më të ri, që do të sjellë më shumë urbanizim, aktivitete për fëmijët dhe mundësi çlodhje për…
Veliaj: Vitin tjetër, 16 shkolla të reja në Tiranë
-Për vitin e ardhshëm, Bashkia e Tiranës ka projektuar ndërtimin e 16 shkollave të reja në kryeqytet. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës,…