rofesori Artan Fuga është një nga zërat që ka kritikuar hapur mënyrën...

rofesori Artan Fuga është një nga zërat që ka kritikuar hapur mënyrën sesi funksionon Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Ai e quan një institucion të ngurtësuar, të mplakur dhe kalbur që duhet të reformohet. Fuga propozon që drejtuesit të japin dorëheqjen dhe një Komision reformator të bashkëpunojë me Qeverinë. Intervista Top Channel: Ç’mendoni për riciklimin e Akademisë së Shkencave? Profesor Artan Fuga: Unë kam folur ditët e fundit për ririciklim të Akademisë së Shkencave. Pra brenda Akademisë unë bëj dallimin nga njëra anë Asambelja, e cila ka kapacitete intelektuale të pjekur për të dhënë një kontribut atje ku ata mund ta japin dhe një kryesie, e cila u rizgjodh me një metodë zgjedhjeje që nuk ka të bëjë më administrimn e shkencës, e cila kërkoi të ri zgjidhet pa platformë. Do të mbetet një institucion i ngurtësuar, i mplakur, i kalbur.. Top Channel: Ju keni bërë një urim që qeveria t’ju ndërpresë finacimin, nëse nuk ka reformë. Nga ana tjetër kreu aktual i Akademisë së Shkencave premtoi bashkëpunim me qeverinë, ju i besoni? Profesor Artan Fuga: Unë do të kisha dashur që në momentin kur kryesia e vjetër që u bë e re, dëgjoi reagimin e kryetarit të Qeverisë, Kryeministrit Z. Edi Rama duhet ta ndërpriste procedurën dhe t’i kërkonte takim, jo me personin, por për të konsultuar me Qeverinë se cilat ishin kërkesat, cilat ishin vërejtjet dhe pastaj të zgjidhej dhe unë nuk besoj që Kryeministri shqiptar ta pranojë këtë element. Por nuk është ky problemi. Kemi parasysh që kjo kryesi ka përpunuar një platformë, që është platforma zyrtare e Akademisë, e cila prej vitesh funksionon me një platformë jashtë ligjit. Prej vitesh kam njoftuar ministren e Arsimit Znj. Nikolla, por nuk jam dëgjuar. Top Channel: Besoni se Kryeministri Rama është realisht i interesuar për reformimin e Akademisë? Profesor Artan Fuga: Unë me Z. Rama kam një rrugë të përbashkët në këtë pikë që mua më vjen mirë që në një moment të caktuar ai deklaron që kështu nuk mund të ecet. Qarkullojnë tre modele për reformimi e Akademisë që i quaj të gabuara. E para janë zyrtarë të ndryshëm, të cilët e konceptojnë Akademinë si një drejtori të shkencës në Ministrinë e Arsimit, ose madje si një nëndrejtori, është shkatërrim i Akademisë. E dyta i kërkojnë Akademisë të jetë njësoj si një institut shkencor, por Akademia nuk është një institut. E treta dhe konceptimi i fundit është konceptimi i kryesisë së Akademisë, që më zor kërkon të marrë nën kontroll institutet shkencore në kohën kur kërkimi shkencor dhe ligji i bën ato institute të pavarura. Jo vetëm Z. Rama ka të drejtë që thotë se unë s’kam pse paguaj për një produkt fals, por nëqoftëse paguan ai do të akuzohet si Kryeministri që nuk mirëmenaxhon paratë e shqiptarëve. Por unë do të kërkoja që mos të nxitohet në këtë veprim, sepse fillimisht ka një tronditje dhe tanimë Akademia e di që ekzekutivi shqiptar që përfaqëson politikën shqiptare të aplikuar nuk është dakord me produktin që jep. Top Channel: Si e mendoni të ardhmen dhe ju cfarë propozimi keni? Profesori Artan Fuga: Akademikët duhet ta ngrijnë këtë kryesi, kjo kryesi të japë dorëheqjen. Asambleja të ketë një komision reformator sipas zgjedhjeve të veta. Të përgatitet kuadri normativ ligjor brenda dy-tre muajsh, të bihet dakord me qeverinë dhe të vazhdojë bashkëpunimi mbi baza të reja, sepse Akademia është një vlerë, e cila nuk i takon asnjë kryeministri, as kryetarit të akademisë së sotëm, as mua. I takon kombit shqiptar dhe askush s’ka të drejtë të prekë vlerat dhe pronën e popullit shqiptar dhe kombit shqiptar.

423
0

Të kesh mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri nuk do të thotë të jesh i privilegjuar për të gjetur punë, në krahasim me ato që kanë mbaruar të mesmen.

Ndërsa Juridiku dhe Ekonomiku mbeten zgjedhjet më të preferuara, kërkesat nga tregu nuk duket se përputhen.

Krejt e kundërta ndodh me ata që kanë mbaruar të mesmen, që e kanë më të lehtë të sigurojnë të ardhura.

Të dhënat e Eurostat, që i referohen vitit 2015, tregojnë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku papunësia tek ata me arsim të lartë është më e madhe sesa tek ata me arsim të mesëm.

Sipas Eurostat, 15% e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri janë të papunë, në paradoks me ata që kanë mbaruar arsimin e mesëm, ndër të cilët papunësia është 12%, duke treguar një lidhje të zhdrejtë mes të diplomuarve me arsim të lartë dhe kërkesave të tregut të punës.

Zhvillime krejt të kundërta janë në Europë dhe në rajon.

Në vendet e BE-së, papunësia e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë është vetëm 5%, ndërsa me arsimin e mesëm është 15%.

Në Bosnjë, të papunët me arsim të lartë janë më pak se ata me arsim të mesëm. Papunësia e të arsimuarve me universitet në Bosnjë është 15%, teksa në arsimin e mesëm është 27%.

Raporte të ngjashme janë edhe në vende të tjera. Në Maqedoni, 17% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsimin e mesëm, kjo plagë është edhe më e thellë, në rreth 30%.

Në Malin e Zi, rreth 9% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsim e mesëm, papunësia është 27%.

Ndërsa Serbia dhe Turqia nuk kanë shumë diferencë në përqindjet e punësimit sipas nivelit të arsimit në Shqipëri.

Në vitin 2015, vetëm dy të tretat (65.6%) të njerëzve të moshës 15-64 vjeç në BE-28 ishin të punësuar, ndërsa kjo peshë u rrit në 70.0% në mesin e njerëzve të moshës 20-64 vjeçare.