A është ngadalësuar ritmi i sulmit global kibernetik?

A është ngadalësuar ritmi i sulmit global kibernetik?

405
0

Kompjuterët në gjithë botën janë goditur nga sulmi madhor kibernetik, ndërsa kompanitë në Ukrainë janë në mesin e atyre që janë prekur më së tepërmi. Dukej se Ukraina ishte caku kryesor i këtij sulmi që filloi dje, por ai i ka goditur edhe vendet e tjera dhe kompanitë ndërkombëtare në gjithë botën. Ritmi i sulmit duket se është ngadalësuar sot, pjesërisht edhe për shkak se ky virus duket se kërkonte kontakt direkt ndërmjet rrjeteve kompjuterike, faktor ky që ka mundur ta kufizoj përhapjen e tij në rajonet me më pak lidhje me Ukrainën. Megjithatë, bizneset në rajonin Azi-Paqësor sot kanë raportuar për disa çrregullime, ndërsa janë goditur operacionet e disa kompanie evropiane. Sulmi i ri kibernetik e ka përdorë të njejtin mjet depërtimi sikur me rastin e sulmit të ngjashëm muajin e kaluar. Softuerët keqbërës e bllokojnë kompjuterin e përdoruesit, derisa të paguhet një çmim në monedhën digjitale, Bitcoin.