Më shumë se 100 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara në qytetet Indiane Uttar Pradesh dhe Bihar.
Rreshjet e dëndura të shiut kanë bërë që disa nga qytete indiane të përmbyten dhe si pasojë ka patur edhe viktima.
Për shkak të përmbytjeve, zyrtarët e vendit kanë ndërprerë levizjet e makinave, sherbimet shëndetësore, shkollat dhe furnizimin me energji elektrike.
Një qeveritar i shtetit të Uttar Pradesh raporton se, që nga e enjtja e deri më sot kanë vdekur 93 persona.
Në pjesën lindore të Uttar Pradesh, përmbytja bëri që zyrtarët të zhvendosin 500 të burgosur nga burgu i Ballia në një burg tjetër, pasi uji ka hyrë tek të treja godinat.
Magjistrati shtetëror i vendit, tha për mediat se, zyrtarët po presin miratimin për t’i zhvendosur të gjithë të burgosurit në burgun e Azamgarh, i cili ndodhet 120km larg.
Sipas autoriteteve të vendit, numri i të vdekurve në Bihar është 29.
Rreshjet e dëndura të shiut kanë nisur që të premten, duke përmbytur shumë zona banimi. Ndërkohë qeveria e vendit ka kërkuar nga forcat ajrore të Indisë helikopter dhe makineri për të thithur ujin.