Thaçi me Biden: Pa Demarkacion dhe Asociacion, Kosova mbetet e izoluar

Thaçi me Biden: Pa Demarkacion dhe Asociacion, Kosova mbetet e izoluar

567
0

htashim-thaci-bidenm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se pa Demarkacionin dhe Asociacionin Kosova do mbetet e vetme dhe e izoluar.

Kështu ka deklaruar ai pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, para të cilit premtoi qytetarëve dhe edhe ShBA-së, se Kosova do të kryej detyrimet e veta.

Ai vizitën e Biden e quajti historike për Kosovën dhe tha se Biden 20 vite më parë ka qenë shpresa dhe zëri i kosovarëve.

Duke iu drejtuar Bidenit, i tha se Kosova e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Foli edhe për bisedimet me Serbinë, dhe tha se do i japin më shumë dinamik atyre. Sipas tij, pajtimi mes këtyre dy popujve do të ndodh.

“Ne kemi për detyrë t’i japim dinamik të re këtij dialogu, dhe sa më shpejtë të arrijmë te pajtimi i mundshëm dhe domosdoshëm për të dy popujt. Pajtimi mundet dhe do të ndodh. Dialogu është  e vetmja rrugë për të ecur para”, tha Thaçi.

E për demarkacionin me Malin e Zi, ai tha se duhet dhe do të ndodh dhe se është vendim i drejtë. “Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe pa Asociacionin me komuna Kosova do të mbetet e vetmuar dhe izoluar nga bota, apo e lënë anash nga SHAB dhe Bruksel. Ne nuk mund të lypim ndihmë nëse nuk i kryejmë detyrat tona”, tha Thaçi pas takimit me Biden”, tha Thaçi.

/ Lajmi.net