HAMIDI NGA “GRUPI I ZJARRIT” I DREJTOHET JETON SHAQIRIT: MINISTËR, MASH ËSHTË...

HAMIDI NGA “GRUPI I ZJARRIT” I DREJTOHET JETON SHAQIRIT: MINISTËR, MASH ËSHTË PËRGJEGJËSI DHE JO BIZNES. KENI DEGRADU CILËSINË E ARSIMIT

200
0

Qeveria e politikave të dështuara në MASH kërkon ndihmë vullnetare për grumbullimin dhe furnizimin me libra në shkollat e RMV-së ”

Shtylla e shteteve më të zhvilluara, aty ku edhe po pretendoni me anëtarësu Maqedoninë e Veriut ju dhe shokët qeveritarë, është arsimi!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës këtë si duket jo që nuk e di, por qëllimisht po e ujit farën e injorancës së pushtetarëve dhe qeveritarëve, duke nxjerë fruta të kalbura, bashkë me atë edhe arsyetimin ”NUK KA LIBRA”

Ministër, më shum libra ka mbledh një aktiviste me punën e saj vullnetare për një bibliotekë, se sa digasteri yt të ” ka” furnizuar shkolla.

Ministër, kontrolloji buxhetet e keqpërdorura vite ke radhë për investime, në arsim nga bashk-pushtetarët e tu e pastaj “binde” audicionin se nuk ka mjete për libra.

Ministër MASH-i nuk është biznes, po përgjegjsi në të cilën do ta bartësh si dënim ti edhe kolegët e tu, që keni degradu kualitetin e arsimit vitet e fundit!

Nermine Hamidi, është anëtare e Fraksionit ” Grupi i Zjarit”