Zyrtarë të shtetit grek në Bularat dhe Këlcyrë, zbardhet AXHENDA

Zyrtarë të shtetit grek në Bularat dhe Këlcyrë, zbardhet AXHENDA

336
0

Ditën e hënë do të mbërrijë në Shqipëri zv/ministri i Minorititetit Antonis Diamataris për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të ushtarëvë grekë të rënë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë, e cila thekson se kjo ceremoni do të organizohet në bashkëpunim me palën Shqiptare.

Sipas informacioneve, ceremonia do të mbahet në varrezat e ushtarëve në Këlcyrë dhe Bularat. Mësohet se pranishme në ceremoni do të jetë dhe ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri Sophie Philippiddiou.

Kjo ceremoni vjen dy ditë pas kryerjes së homazheve për vrasjen e minoritarit Kostandin Kacifas, i cili u qëllua për vdekje nga RENEA vitin e kaluar teksa po sulmonte i armatosur. Familjarët e tij dhe banorët e zonës akuzojnë qeverinë shqiptare se po fsheh të vërtetën e ngjarjes.