Zhduken vranësirat dhe mbizotërojnë rrezet e diellit, njihuni me parashikimin e motit...

Zhduken vranësirat dhe mbizotërojnë rrezet e diellit, njihuni me parashikimin e motit për sot

465
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 24°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.