U njohën kur punonte si asistente shitjesh dhe fitonte…! Kjo është historia...

U njohën kur punonte si asistente shitjesh dhe fitonte…! Kjo është historia si në përralla e Georginas dhe Ronaldos

78
0

Ajo udhëton me avion privat, merr 80,000 paund në muaj dhe mban një unazë prej 615,000 paundësh në gisht. Por nëntë vjet më parë, e fejuara e përfolur e Cristiano Ronaldos fitonte vetëm 9.50 paund në orë, si ndihëse për një familje në Bristol. Georgina Rodriguez, 26 vjeç , tërhoqi vëmendjen e yllit të futbollit në 2016-ën, kur ai hyri në një dyqan “Gucci”, ku ajo ishte asistente shitjesh, sipas “The Sun”. Tani ajo është partnerja më e pasur në botë dhe nënë e vajzës dy-vjeçare, Alana Martina Tingëllon si një histori përrallash, por udhëtimi i saj nuk ka qenë pa probleme.

 

Në vitin 2018, ajo i qëndroi pranë Ronaldos, 35 vjeç , pasi një grua e akuzoi për përdhunim në një hotel në Las Vegas në 2009. Ai i mohoi pretendimet dhe tashmë nuk përballet me akuza penale.

 

georgina rodriguez (9)

 

Në një intervistë të realizuar së fundmi, Georgina tha: “Të jesh partnerja e dikujt kaq të famshëm nuk është e thjeshtë, por nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë”.

 

Georgina është rritur në një familje të klasës punëtore në fshatin e vogël Jaca në Spanjë.

 

Edhe pse ajo ishte regjistruar në një kurs baleti, babai i saj Jorge dhe nëna Ana, nuk kishin mundësi financiare që ta mbështesnin.

 

georgina rodriguez (8)

 

Ajo u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare, ku fitonte vetëm 250 paund në javë si asistente shitjesh në një dyqan dhe jetonte në një shtëpi të vogël me 5 persona të tjerë.

 

Një vit më vonë, ajo u zhvendos në qytetin e San Sebastian, ku punoi në dyqanin “Massimo Dutti”.

 

Ajo vendosi të mësonte anglisht, kështu që u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar si një ndihmëse e drejtpërdrejtë e një familjeje.

 

georgina rodriguez (7)

 

Dy vjet më vonë, Georgina u kthye në Spanjë dhe u bë një asistente në dyqanin “Gucci” në Madrid ku takoi Ronaldon, dyqan që vlen rreth 300 milion £.

 

Në një intervistë për “The Sun” të dielën, ajo tha: “Ishte dashuri me shikim të parë për të dy.”

 

Dyshja u takuan disa ditë më vonë në një sfilatë mode dhe shpejt u bënë të pandashëm.

 

U përpoqën ta mbanin lidhjen sekrete, por fansat e futbollistit zbuluan vendin ku punonte Georgina dhe shkuan për t’i bërë foto.

 

Shumë shpejt, pronari i dyqanit u lodh nga vëmendja e madhe dhe e pushoi nga puna në dhjetor të vitit 2016.

 

georgina rodriguez (6)

 

Ajo filloi punë në një tjetër dyqan “Prada”, ku fitonte 1,000 paund në muaj plus komision, por fansat e ndoqën edhe atje, duke e detyruar të hiqte dorë nga karriera e saj.

 

Georgina tha: “Ata vinin në dyqan dhe pyesnin për mua, duke pretenduar se ishin klientë. Gjithmonë kishte fotografë që prisnin që unë të dilja dhe fillova të ndihesha shumë në siklet”.

 

georgina rodriguez (4)

 

Kur ishte shtatzënë me Alan, binjakët e Ronaldos, Eva dhe Mateo, lindën nga një zëvendësuese.

 

Georgina është tashmë njerka e binjakëve 3-vjeçarë, ashtu si dhe e djalit 10-vjeçar të Ronaldos, Cristiano Jr. Ronaldo kurrë nuk e ka zbuluar identitetin e nënës së tij.

 

georgina rodriguez (1)

 

Duke u bërë nënë e përkushtuar ndaj 4 fëmijëve, Georgina tha: “Kjo na ka sjellë edhe më pranë njëri-tjetrit. Tashmë duket se martesa së shpejti do të bëhet edhe me letra”.

 

Edhe pse pak kohë më parë ajo u fotografua me një unazë shumë të shtrenjtë, i ka refuzuar thashethemet se është martuar.

 

Kur Ronaldo u pyet në lidhje me martesën, ai tha: “Një ditë, sigurisht. Unë e kam hapur zemrën për të dhe ajo për mua”.

loading...