Zgjidhet misteri: A u krijua së pari veza apo pula (Foto)

Zgjidhet misteri: A u krijua së pari veza apo pula (Foto)

474
0

Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë punuar gjatë për ta gjetur përgjigjen e një prej mistereve më interesante të kohës. A është krijuar së pari pula, apo veza?

Edhe pse duket në shikim të parë si pyetje kot dhe pa ndonjë qëllim, në fakt çështja e formimit biologjik të pulës apo vezës ka lodhur kokat e shumë shkencëtarëve, pasi asnjëherë nuk ka pasur prova të forta për ta dëshmuar ndonjërën hipotezë. Madje, dilema ka marrë edhe këndvështrim filozofik, transmeton Gazeta Metro.

Në një hulumtim të vitit 2016 të publikuar nga revista TIME, thuhet që shkencëtarët kanë arritur në përfundimin që pula është formuar e para biologjikisht, për shkak se proteina prej së cilës formohet lëvozhga e vesë prodhohet vetëm nga pulat.