Gjen ”Ferrari”-n e grabitur pas 28… vitesh!

Gjen ”Ferrari”-n e grabitur pas 28… vitesh!

128
0

”Ferrari” që iu vodh legjendës së Formula 1, Gerhard Berger 28 vjet më parë, është gjetur, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës.

”Ferrari” i kuq F512M Testarossa, me vlerë 443 mijë dollarë u vodh teksa ikona austriake po përgatitej të garonte për Çmimin e Madh të San Marinos në prill të vitit 1995.

”Ferrari” i vjedhur, së bashku me një tjetër që i përkiste pilotit tjetër të Formula 1, Jean Alessi, u zhdukën, duke nxitur spekulime se makinat ishin në shënjestër për një qëllim të caktuar.

F355 ngjyrë gri argjendi që i përket Alessisë mbetet i zhdukur edhe sot e kësaj dite.

Pas një hetimi të gjerë që përfshin gati tre dekada, Njësia e Krimeve të Organizuara të Automjeteve të Policisë Metropolitane të Londrës arriti deri tek një zbulim në fillim të këtij viti.

”Ferrari”, prodhuesi italian i makinave, nxori disa dyshime në lidhje me një automjet të blerë nga një blerës amerikan përmes një brokeri britanik.

Pas shqyrtimit, u zbulua se ”Ferrari” F512M Testarossa ishte transportuar në Japoni menjëherë pas vjedhjes së saj në vitin 1995 përpara se të dilte sërish në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fund të vitit 2023. Veprimet e shpejta nga oficerët e zbatimit të ligjit penguan që makina të eksportohej edhe një herë.

 

“Ferrari i vjedhur afër vlerës së 350 mijë funteve ishte zhdukur për më shumë se 28 vjet, përpara se ne të arrinim ta gjurmojmë në vetëm katër ditë”, tha në një deklaratë Mike Pilbeam, një oficer i Policisë Metropolitane.

 

“Kërkimet tona ishin të mundimshme, u desh të kontaktonim autoritete nga e gjithë bota. Punuam shpejt me partnerët, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Krimit, ‘Ferrari’-n dhe shitësit ndërkombëtarë të makinave. Ky bashkëpunim ishte i dobishëm për të kuptuar prejardhjen e automjetit dhe për të ndaluar atë të largohej nga vendi”, shtoi ai.