Zgjedhjet, Demiraj paralajmëron drejtuesit e policisë: Do mbani përgjegjësi

Zgjedhjet, Demiraj paralajmëron drejtuesit e policisë: Do mbani përgjegjësi

489
0

Garantimi i një procesi zgjedhor me standarde, ka qenë në fokus të një takimi që Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi sot me drejtuesit vendorë të policisë në 12 qarqe. Në takimin që u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është diskutuar dhe janë dhënë udhëzime për masat që policia duhet të marrë në parandalimin dhe evidentimin e personave dhe grupeve kriminale në drejtim të:

– shit-blerjes së votës; -presionin ndaj zgjedhësve; – përdorimin e parave nga burime të paqarta në ndikim të procesit elektorale, -marrjen e bllokimin e kartave përkundrejt shpërblimit monetar me qëllim heqjen e së drejtës për të votuar.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, 12 drejtorë vendorë të Policisë në qarqe, drejtori i për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar dhe Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit raportuan konkretisht evidentimin e të gjithë rasteve konkrete të shit-blerjes së votës, krimeve të tjera elektorale dhe planin e masave për javën e fundit të fushatës zgjedhore ku shtohen aktet e blerjes së votës dhe krimet elektorale“, thuhet në njoftim. Po ashtu rëndësi iu dha plani i masave për të ngjarjet para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit përmbushjen e të gjitha përgjegjësive ligjore që i jep ligji dhe tha se “nuk është e nuk do të jetë e toleruar mbështetja e subjekteve politike nga efektivë me uniformë. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit”.