Xheki, muzikanti që nuk u martua kurrë, shkon deri në dy klube...

Xheki, muzikanti që nuk u martua kurrë, shkon deri në dy klube brenda një nate (Video)

800
0

1223

I ftuar në emsionin EliteZone ishte edhe një person shumë special.

Muzikanti i njohur Xhevat Korllaku i njohur si Xheki, sidomos nga rinia e kryeqytetit, ka mahnitur me përgjigjet e tij përballë Elita Rudit, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar për shumë eksperienca që ka përjetuar gjatë jetës, për çmimet që ka marrë si arsimtari më i mirë e shumëçka tjetër.

Ai, përkundër moshës ka një energji të madhe dhe preferon të vallëzojë, prandaj shkon shumë shpesh në klube të natës.

Vallëzimi atë e qetëson dhe gjithmonë befasohen njerëzit përreth tij sidomos djemt e rinj se si femrat po i sillen rreth e rrotull atij dhe po vallëzojnë me të.

Xheki, tregon se nuk është martuar kurrë dhe thotë se as sot nuk e ka në plan të martohet pasi e preferon lirinë.

Kur u pyet se a ka ndonjë të dashu akualisht nuk u përgjigj duke e ruajtur me xhelozi atë pikë, por tregoj se gjithmonë pa punuar me femra të bukura të përfshirë edhe Cecën të cilën thotë se e ‘detyronte’ të vishej kuq e zi për të performuar, ndërsa kur u pyet se a ka pasur lidhje dashurie me të mohoi të përgjigjet.

Ai ka vallëzuar edhe në emison, ndërsa performancën e Xhekit mund ta shihni në këtë video nga minuta 1.07/lajmi.net