Vrasja në Elbasan, Yuri Kim: Të ndëshkohet gjithkush pa përjashtim, 25 prilli...

Vrasja në Elbasan, Yuri Kim: Të ndëshkohet gjithkush pa përjashtim, 25 prilli është për të ardhmen jo të shkuarën

491
0

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme së bashku me ambasadorin Luigi Soreca kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi. Duke folur për mediat pas takimit, Yuri Kim bëri thirrje që 25 prilli është për të ardhmen jo të shkuarën, duke theksuar se procesi duhet të jetë paqësor dhe votuesit të shprehen lirshëm. Ajo u ndal dhe te vrajsa e djeshme në Elbasan, duke i bërë thirrje autoriteteve për ndëshkimin e të gjithë autorëve të ngjarjes. Ajo shtoi se askush nuk duhet t’i shpëtojë ndëshkimit. “Do nënvizoj të njëjtën gjë që tha Soreca që kemi ardhur këtu për të falenderuar Komisioneri Celibashi dhe ekipin e tij për punën e bërë. Është e rëndësishme që të jetë një proces zgjedhor paqësor ku votuesit të shprehen me votën e tyre. Pra një proces transparent. Miqtë tuaj nga Bashkësia Ndërkombëtare janë këtu për tu siguruar për këtë proces. Perfaqësuesit e OSBE-ODIHR janë tashmë në vend. Unë do të jem në një nga 25 ekipet e ambasadës së Amerikës për të monituruar procesin e votimit.

Autorët e ngjarjes së rëndë të djeshme duhet të kapen dhe të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit dhe pa përjashtim, sepse askush nuk është mbi ligjin. 25 prilli është për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Gjërat e tmerrshme të së shkuarës duhet të lihen pas. Kam mbaruar koha kur votat mbrohen me armë. Nuk ka vend për të tilla gjëra për të ardhmen e një vendi që synon BE-në. Është gjithashtu përgjegjësia e liderëve, të cilët ndodhen në pozicionet më të larta, është përgjegjësi e tyre për të mops nxitur dhunë dhe për të bërë thirrje për qetësi. Gjithashtu jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e marra nga liderët. Falenderoj Ramën dhe Bashën për të gjitha veprimet në funksionon të ditës së votave. Më lejoni të theksoj, i drejtohem votuesve shqiptarë ju nuk jeni vetëm ne jemi me ju”, tha Kim.