Tom Doshi i “pastër “/ Asnjë provë dënimi nga DASH

Tom Doshi i “pastër “/ Asnjë provë dënimi nga DASH

429
0

Dy javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, Departamenti Amerikan i Shtetit sjell informacion për Tom Dshin. Pas mesditës Prokuroria e Përgjithshme ka nisur të shpërndajë informacionin zyrtar se SHBA ka përcjellë përgjigjen për informacion në lidhje me kandidatin Tom Doshin, për të cilin Ambasada e SHBA kërkoi të mos ishte në listat për kandidatët për deputetë. Selia diplomatike në Tiranë e cila luan dhe rolin e përcjellësit të informacionit i ka vënë në dispozicion Prokurorisë përgjigjen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me kandidatin në zgjedhjet e 25 prillit, njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate. Burime brenda kësaj njësie bëjnë me dije se kjo përgjigje është në formë deklarate dhe në asnjë rresht nuk shkruhet se shtetasi Tom Doshi është i dënuar për vepra penale në shtetit amerikan. Prokurorët janë përpjekur ta mbajnë diskret përmbajten e saj, por njoftuan se i janë drejtuar Interpolit për informacion të mëtejshëm. Dy javë më parë ishte njësia e dekriminalizimit që i kërkoi ambasadës së SHBA informacion për Doshin, pas nisjes së hetimit të thelluar për kandidatin në zgjedhje, për dyshime se preket nga ligji i Dekriminalizimit. Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD. DASH e shpalli atë të padëshirueshëm duke e futur emrin në ‘listën e zezë’. Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim e ka kërkuar në shqip që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.