“Do të flasim jashtë!”, plas sherri në emision, eksperti i kriminalistikës dhe...

“Do të flasim jashtë!”, plas sherri në emision, eksperti i kriminalistikës dhe gazetari braktisin studion, çfarë ndodhi gjatë publicitetit

371
0

Gazetari Bledi Mane dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi kanë braktisur studion e “Shqipëria live” teksa ishin të ftuar për të analizuar vrasjen e djeshme në Elbasan.

Por, pjesa e dytë e emisionit nisi me debatet mes dy të ftuarve, që në fakt vazhdonin që nga momenti i publicitetit. Bledi Mane akuzoi Rexhepin se e ka kërcënuar atë si gazetar. “Jo ti, po s’ka burrë nëne që mund ta gërricë me gazetarët, sidomos në shtëpinë e tyre”.

Sipas dy moderatorëve në studio, nuk u dëgjua ndonjë kërcënim nga Rexhepi, megjithatë situata mbetet e paqartë.

Pjesë nga debati

Rexhepi: Nuk kam asgjë me ty!

Mane: Nuk mund të kesh asgjë me mua ose me kolegët e mi. Do të flasim jashtë!

Ndërkohë, Rexhepi heq mikrofonin dhe çohet nga karrigia.

Bledi Mane tha se “dua të kërkoj një falje publike”, gjë që nuk ndodhi.