Vrasja në Elbasan, biznesmeni u ekzekutua poshtë banesës së të fejuarës

Vrasja në Elbasan, biznesmeni u ekzekutua poshtë banesës së të fejuarës

895
0

erjon-mihallari-3Erion Millo u qëllua dje me dy plumba pistolete pranë “Stacionit të Trenit” në Elbasan nga persona të paidentifikuar. 37-vjeçarit i ishte zënë pritë nga persona të panjohur sapo zbriti nga makina për të shkuar tek banesa e të fejuarës së tij.

Pasi u qëllua me armë, viktima tentoi të ngrihej në këmbë, por njëri prej autorëve e qëlloi me thikë. Policia ka dyshime se vrasja e tij ishte atentat i mirëorganizuar, dhe nisur nga rrethanat mendohet se Millo ishte mbajtur nën vëzhgim për disa ditë.

37-vjeçari është administrator dhe ortak në një kompleks në fshatin Xibrakë që ofron shërbime të ndryshme dhe aktiviteti i tij është tregtimi i karburantit, restorant dhe hoteleri.

“Klan” raporton se grupi hetimor po ndjek pistën e ndonjë konflikti të mundshëm në lidhje me këtë biznes. Disa persona janë të shoqëruar në komisariat pas vrasjes së biznesmenit për të dhënë detaje për ngjarjen e rëndë.

Sa u përket autorëve, nuk ka asnjë informacion rreth identitetit dhe vendndodhjes së mundshme të tyre.