Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata lë në burg babain e autorëve dhe...

Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata lë në burg babain e autorëve dhe 2 të tjerë, lirohet njëri prej të arrestuarve

1268
0

Jepet masa e sigurisë për katër të arrestuarit për vrasjen e Indrit Celajt.

 

Mësohet se gjykata ka dhënë masën e “arrestit me burg” për Bujar Kusin, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit.  “Arrest me burg” u dha dhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç.

 

Ndërkohë për Luan Çakën 36 vjeç, u vendos “arrest shtëpie”

 

Sakaq, Bujar Kusi ka deklaruar në gjykatë se është me arsim 8 vjeçar, ka qenë i akuzuar por ka marrë pafajësi. Ai akuzohet vetëm për pengimin e veprimeve që zbardhin të vërtetën. Ndërsa, Ali Sula dhe Bujar Caka akuzohen për moskallzim të krimit.

 

Ditën e djeshme gjykata la në burg edhe Lorenc Veliajn, i cili ishte koleg në punë me viktimën, ndërsa kishte lidhje shoqërore edhe me dy autorët e dyshuar të vrasjes, dy vëllezëreit, Griseldo dhe Albano Kusi.

 

Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit duke qenë se nuk kishte precedent penal.

 

Autor i drejtpërdrejt i vrasjes së 26-vjeçarit është Griseldo Kusi, i cili ka shkrepur armën në drejtim të Çelajt. Ndërkohë, më herët dy vëllezërit kanë patur një përplasje verbale me 26-vjeçarin dhe shkak për këtë u bë rrjedhja e kondicionerit