Vlore/ Zhduket i riu, familja: Punonte në fasoneri, doli të tërhiqte pagën...

Vlore/ Zhduket i riu, familja: Punonte në fasoneri, doli të tërhiqte pagën në bankë, por…

483
0

Zhduket pa gjurmë një 34-vjecar në Vlorë. Alarmin në polici për zhdukjen e tij e kanë dhënë familjarët që kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit.djali i zhdukur Sipas policisë, pas denoncimit të bërë kanë nisur kërkimet. Ndërkohë familja thotë se djali, Martin Seleni, ka humbur kontaktet me ta 72 orët e fundit. Ai punonte në një fasoneri dhe doli të tërhiqte pagën në bankë, por nuk u kthye më. Që prej atij moment nuk kanë më asnjë kontakt me të.

 

NJOFTIMI I POLICISE

 

Më datë 05.05.2020, në ambientet e Policisë ka bërë kallëzim shtetasi V. S se i është larguar nga banesa djali i tij 34 vjeçar M.S. Po punohet për gjetjen e tij