Vlorë, mbahet konferenca: “Shqipëria në shkrimet e udhëtimit të periudhës paskomuniste (1990-)”

Vlorë, mbahet konferenca: “Shqipëria në shkrimet e udhëtimit të periudhës paskomuniste (1990-)”

212
0

Nga Anila Ahmataj

“Shqipëria në shkrimet e udhëtimit të periudhës paskomuniste (1990-), quhet konferenca ndërkombëtare organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja dhe ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në Fakultetin e Shkencave Humane, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë, mbajur në kuadër të projektit “Shqipëria në shkrimet e udhëtimit të periudhës paskomuniste (1990-)”, financuar nga AKKSHI, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Koordinuar nga prof. as. Armela Panajoti, me pjesemarrje të një grupi kërkuesish nga të dy departamentet, projekti vë në vëmendje gjithë korpusin shkrimor, fizik dhe online, të botuar për Shqipërinë, në gjuhë të ndryshme, pas viteve 1990. Konferenca ishte pjese e aktiviteteve përmbyllëse të projektit. Ajo bëri bashkë kërkues vendas dhe të huaj, të cilët ndanë me njëri-tjetrin punime nga qasje të larmishme dhe shumë interesante.

Folëse kryesore në këtë konferencë ishte Olimpia Gargane, albanologe shume e njohur, Université Nice Côte d’Azur (FR), e cila përmes një qasjeje krahasuese solli për të pranishmit imazhet e Shqipërisë në sytë e publikut/lexuesit të huaj para dhe pas viteve ’90.

E ftuar në konference ishte edhe Gillian Gloyer, autore e librit Albania: The Bradt Travel Guide, e cila përcolli pershtypjet dhe nxitjen e saj për të shkruar këtë libër.

 

Lektori Ermir Xhindi, nga Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsiseë, pjesë e grupit kërkimor të projektit bëri një rezyme të shqetësimeve hulumtuese të ngritura përmes këtij projekti, solli një panoramë të aktiviteteve të realizuara dhe adresoi disa nga pikëpamjet e përdorura për ta qasur këtë problematikë.

Konferenca përfshiu 27 punime nga studiues të ndryshëm, të cilët trajtuan shkrimet mbi udhëtimet nga pikëpamje të ndryshme, duke nisur  nga ato të letërsisë së udhëtimeve të shkruar, por dhe asaj të publikuar në media – blogje, vlogje apo media sociale. Janë këto shkrime që krijojnë imazhin për Shqipërinë, janë marketingu më i mirë i vendit tonë duke ndikuar direkte në zhvillimin e turizmit.