Vlorë, kush është 27-vjeçari shenjestër e atentatit

Vlorë, kush është 27-vjeçari shenjestër e atentatit

485
0

Dyshohet se objektiv i atentatit te mbetur ne tentative paraditen e sotme ne Lungomare ka qenë një 27-vjeçar me iniciale I.H i përfshirë në dosjet e zhdukjeve në Vlorë.

 

Gazetari i RTV Ora informon se shtetasit I.H. i bënë atentat në vitin 2017 me eksploziv dhe se ai është i dyshuar për lidhje me një grup me veprimtari kriminale në Vlorë.

 

Shkembimi i zjarrit- Një kalimtar mbeti i plagosur pas një atentati të ndodhur në Vlorë, në zonën e Lungomares. Mësohet se i plagosur mbeti shtetasi Dajko Canodemaj,i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje dhe nuk kishte lidhje me atentatin. Ngjarja u rregjistrua rreth orës 11:00, (10 maj)  në zonën e Lungomares në Ujë të Ftohtë të Vlorës. Fillimisht gjithçka ka nisur mes dy automjeteve, ndërsa persona brenda tyre shkëmbyen breshëri armësh.

 

Më pas nga një automjet, është qëlluar dhe ndaj një personi i cili ka mundur të dalë nga  makina tjetër që ishte e përfshirë në shkëmbim zjarri për tu larguar. Ai ka arritur te largohet dhe te futet ne nje lokal.

 

Mësohet se automjetet kanë lëvizur paralel ne Lungomare, duke ndaluar dhe patur një tjetër shkëmbim zjarri,  me pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak minuta më vone një automjet është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Babicë, në një terren shumë të thyer.

 

Makina sipas policisë është një Land Rover,qe dyshohet se i perket një prej grupeve të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Lungomare.

 

Plagoset kalimtari- Dajko Canodemaj, është  transportuar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlores pasi ka marrë një plumb në këmbë.

 

Pamë një fuoristradë të vinte lart. Qëlloheshin nga të dy krahët dhe nga fuoristrada edhe ata që po vinin në këmbë qëllonin me armë. Të gjithë u futëm brenda. Dhe në atë moment pashë gjakun nga këmbët. Aty pashë që kisha marrë plumb” dëshmoi i plagosuri.

 

Policia ka nisur hetimet duke kërkuar sekuestrimin e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja si dhe të kanë kryer kontrolle pranë zonës.  Zyrtarisht policia nuk ka dhënë detaje se kush mund të ketë qenë shkaku i këtij atentati të mbetur në tentativë.